Kurti me gruan vendosin lule në vendin e sulmit në Mynih ku vdi*q një nënë me fëmijë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me gruan e tij kanë vendosur lule tek vendi ku ndodhi sulmi me veturë në Mynih të Gjermanisë dhe humbi jetën një grua me fëmijën e saj. Ai përmes një postimi në X tha se janë thellësisht të tronditur nga kjo ngjarje tragjike. “Jemi thellësisht të tronditur nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me gruan e tij kanë vendosur lule tek vendi ku ndodhi sulmi me veturë në Mynih të Gjermanisë dhe humbi jetën një grua me fëmijën e saj.
Ai përmes një postimi në X tha se janë thellësisht të tronditur nga kjo ngjarje tragjike.
“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarjet tragjike në Mynih, ku një grua dhe fëmija i saj i vogël humbën jetën dhe të tjerët ende po luftojnë me plagët e tyre”.
“Në emër të popullit të Kosovës, unë dhe gruaja ime Rita vizituam sot vendin për të vendosur lule në kujtim të viktimave. Mendimet tona janë me familjet e tyre, popullin gjerman dhe të gjithë të prekurit nga ky akt dhune”, ka shkruar tutje Kurti.