Kurti për pak shtyp nxënësit, hyn në shkollë pa leje
Britmat e fëmijëve të frikësuar e thirrjet “largohuni”, nuk po e ndalin eskortën e Albin Kurtit. Tetë xhipa të zinj të kryeministrit Kurti për pak sa nuk i shtypën fëmijët e shkollës “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, kur partia në pushtet mbajti tubimin elektoral, ilegalisht, brenda sallës së sporteve afër shkollës. Rregullorja e Komisionit Qendror të

Britmat e fëmijëve të frikësuar e thirrjet “largohuni”, nuk po e ndalin eskortën e Albin Kurtit.
Tetë xhipa të zinj të kryeministrit Kurti për pak sa nuk i shtypën fëmijët e shkollës “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, kur partia në pushtet mbajti tubimin elektoral, ilegalisht, brenda sallës së sporteve afër shkollës.
Rregullorja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve udhëzon partitë politike që përpara se të bëhet tubimi politik i cili mbledh më shumë se 200 persona, të lajmërohet institucioni përgjegjës për shfrytëzimin e asaj hapësire 48 orë më herët.
Drejtori i Arsimit në Fushë-Kosovë, Fatlum Berisha, thotë se këtë gjë, partia e Kurtit nuk e bëri. Madje, tubimi u mbajt kur fëmijët ishin brenda mësimit.
Sa për sy e faqe, jashtë kornizës së rregullores, partia në pushtet kishte dërguar kërkesë më pak se 24 orë para eventit.
E për dallim nga pushtetarët, partitë e tjera po dalin shumë më të disiplinuara, sipas Berishës./KiksKosova