Kurti përpiqet t’ua hedh fajin partive opozitare për certifikimin e Listës Serbe, nuk tregon që këtë e urdhëroi PZAP e Gjykata

Kryeministri Albin Kurti sot deshi t’ua hedhte fajin partive opozitare për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ai në një konferencë të përbashkët për media me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, denoncoi shtetin e Serbisë për ndërhyrje në zgjedhjet e vendit. Kurti tha se “Lista Serbe nuk është dashur

Kurti përpiqet t’ua hedh fajin partive opozitare për certifikimin e Listës Serbe, nuk tregon që këtë e urdhëroi PZAP e Gjykata

Kryeministri Albin Kurti sot deshi t’ua hedhte fajin partive opozitare për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ai në një konferencë të përbashkët për media me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, denoncoi shtetin e Serbisë për ndërhyrje në zgjedhjet e vendit.

Kurti tha se “Lista Serbe nuk është dashur fare të certifikohet”.

“Këtë e ka kërkuar edhe subjekti politik që unë e udhëheq në KQZ, mirëpo ju e dini që ne i kemi aty vetëm dy anëtarë prej 11”, tha ai, duke ua lënë fajin për këtë PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

“Nuk ka pasur mirëkuptim nga PDK, LDK dhe AAK. Thjesht ato e kanë pamundësuar kuorumin kur do të vendosej për një gjë të tillë. Sot nuk do t’i kishim këto probleme. Pikërisht tash ka qenë koha që ta marrë mësimin Lista Serbe duke mos e lejuar certifikimin e saj. Mirëpo u bë certifikimi sepse e shihni çfarë tri partish opozitare i kemi fatkeqësisht. As për këtë gjë nuk kanë mundur që të mbajnë qëndrim parimor”, shtoi ai.

Mirëpo Kurti nuk tregoi se përkundër që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e kishte certifikuar këtë subjekt për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e kishte anuluar këtë vendim dhe e kishte urdhëruar KQZ-në që ta certifikojë Listën Serbe. Vendimi i PZAP ishte i detyrueshëm për t’u zbatuar. Gjykata Supreme më pas kishte refuzuar një ankesë të paraqitur kundër vendimit të PZAP.

Kurti tha se institucionet kanë prova se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare ndërsa tha se tashmë “ka procese të hetimit, të cilat janë duke u zhvilluar nga organet tona lidhur me atë se çfarë ka ndodhur”./Express/