Kusari: E kemi marrë mandatin në mënyrë të pakontestueshme
Mimoza Kusari-Lila nga koalicioni LVV-Guxo-Alternativa është shprehur e bindur që ata e kanë fituar edhe një mandat për të formuar qeverinë e re, Kurti III. “Grupi ynë, gjegjësisht Lëvizja Vetëvendosje, partia Guxo dhe Alternativa, pakontestueshëm janë ose kanë marrë mandatin për të formuar qeverinë e re, Qeverinë Kurti III. Qeveria Kurti III do të jetë

Mimoza Kusari-Lila nga koalicioni LVV-Guxo-Alternativa është shprehur e bindur që ata e kanë fituar edhe një mandat për të formuar qeverinë e re, Kurti III.
“Grupi ynë, gjegjësisht Lëvizja Vetëvendosje, partia Guxo dhe Alternativa, pakontestueshëm janë ose kanë marrë mandatin për të formuar qeverinë e re, Qeverinë Kurti III. Qeveria Kurti III do të jetë ajo qeveri e cila do të vazhdojë qeverisjen në Kosovë duke filluar prej momentit kur të bëhet edhe certifikimi zyrtar i zgjedhjeve, ku siç tha edhe zëvendëskryeministrja, pas numërimit edhe të votave të diasporës të cilat ende nuk kanë filluar së numëruari”, tha Kusari-Lila.