Kush do ta fitoj betejën/ Prokuroria apo Kurti?
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dërguar kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, që kryeministri i vendit, Albin Kurti, të paraqitet në këtë Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Edhe Gjykata Themelore e ka pranuar një kërkesë të tillë dhe kanë njoftuar se janë duke

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dërguar kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, që kryeministri i vendit, Albin Kurti, të paraqitet në këtë Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Edhe Gjykata Themelore e ka pranuar një kërkesë të tillë dhe kanë njoftuar se janë duke e shqyrtuar kërkesën e PSRK-së.
“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata” janë shprehur nga kjo gjykatë.
Nëse Gjykata Themelore e aprovon këtë kërkesë të PSRK-së, dëshmitari, në këtë rast, kryeministri i vendit, Albin Kurti duhet të paraqitet vullnetarisht për të dhënie dëshmi.
Në të kundërtën, sipas ligjit, atij i shqiptohet gjobë e pas kësaj kryeministri edhe mund të paraburgoset, ku urdhri i Gjykatës i dorëzohet edhe Policisë, e cila më pas duhet ta ekzekutojë urdhrin për ta sjellë atë për të dhënë dëshminë.
Thaçi i VV-së: Prokuroria po e shton presionin, sa herë që ne po e përmendin Vettingun, ata po bëjnë lojëra të tilla
Ish- deputeti i VV-së, Halil Thaçi, për FrontOnline ka komentuar kërkesën e PRSK-së, bërë pranë Gjykatës Themelore që Albin Kurti, të paraqitet në këtë Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Sipas deputetit të VV-së, kjo po bëhet për ta shtuar presionin.
‘’Kjo kërkesë është me e shtu presionin’’ thotë ai.
Deputeti i VV-së, potencon se PRSK ka qenë haptas kundër VV-së dhe krah opozitës.
‘’Prokuroria haptas ka qenë krah opozitës, haptas ka qenë kundër pushtetit, pa asnjë mëdyshje’’ thotë ai.
Kjo sipas tij po ndodhë pasi kjo prokurori po e sheh si reformatore VV-në.
‘’Prokuroria po na sheh, si reformatore në sistemin e drejtësisë’’ shprehet ai.
Në anën tjetër deputeti Thaçi, deklaron se kur ata po e përmendin Vetingun, Prokuroria po bën lojëra të tilla.
‘’Ne kemi kërkuar Vetingun. Asnjë prokuror asnjë gjykatës s’ka folur për Veting. Kosova ka nevojë për Vetingun dhe patjetër në këtë mandat do të ndodhë kjo. Kur ne po e përmendin Vetiung, ata po bëjnë lojëra të tilla’’ u shpreh ai.
Beqa i PDK-së: Kurti do të intervistohet, nuk ka ku me ikë
Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, për FrontOnline ka komentuar kërkesën e PRSK-së bërë pranë Gjykatës Themelore që Albin Kurti, të paraqitet në këtë Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Ai thotë se PSRK po e kryen punën e saj dhe se kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka detyrë të përgjigjet dhe ai beson se do ta bëjë një gjë të tillë.
”Prokuroria e kryen punën e saj. Kryeministri e ka detyrim të përgjigjet dhe besoj se përgjigjet, në fund organet e shtetit duhet me vepru sipas kodit dhe procedurës penale’’ thotë ai.
Sipas Beqës, Kurti do të përgjigjet dhe do të jep intervistën sepse nuk ka rrugë të dytë.
‘’Kurti do të jep intervistën, nuk ka rrugë të dytë, nuk ka ku me ikë. Jo vetëm ai por secili qytetarë, sepse Prokuria është e shtetit’’ deklaroi ai.
Miftaraj: Kërkesa e Prokurorisë e drejtë, nëse Kurti refuzon tutje mund të burgoset
Ehat Miftaraj, drejtor Ekzekutiv i KDI-së, për FrontOnline, kërkesën e PRSK-së, bërë pranë Gjykatës Themelore që Albin Kurti, të paraqitet në këtë Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore e konsideron të drejtë dhe të bazuar në ligj.
‘’Kërkesa e Prokurorisë është e drejtë dhe e bazuar në ligj’’ thotë ai.
Sipas tij, qëllimi i ftesës është mbi zhvillimin e hetimeve në një rast penal ku kryeministri Kurti është duke u ftuar si dëshmitar.
‘’Qëllim kryesor ka zhvillimin e hetimeve në një rast penal ku kryeministri Kurti është duke u ftuar si dëshmitar’’ deklaron ai.
Miftaraj, ka treguar për hapat tutje lidhur me kërkesën e PSRK-së.
‘’Në bazë të ligjit kur dëshmitari i cili është thirrur me rregull nuk paraqitet, e mosparaqitjen nuk e arsyeton, gjyqtari i procedurës paraprake sipas detyrës zyrtare apo kërkesës së prokurorit të shtetit mund ta detyrojë dëshmitarin që të paraqitet. Nëse dëshmitari nuk paraqitet, gjyqtari i procedurës paraprake e dënon atë me gjobë deri dyqindepesëdhjetë (250) Euro për çdo herë që nuk paraqitet’’ potencon ai.
Drejtori Ekzekutiv i KDI-së, thotë se nëse Kurti refuzon të dëshmoj, dhe pas dënimit me gjobë, ai mund të burgoset.
‘’Nëse dëshmitari vazhdon të refuzojë të dëshmojë pasi që është dënuar me gjobë, ai mund të burgoset’’ thotë ai.
Ish-kreu i Gjykatës së Apelit pas kërkesës së PSRK-së: Nuk ka afat shqyrtimi i kërkesës
Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatë֝s së Apelit për FrontOnline, kërkesën e PRSK-së, bërë pranë Gjykatës Themelore që Albin Kurti, të paraqitet në këtë Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore e si veprim të bazuar në kodin e procedurës penale.
”Prokuroria ka vepruar sipas kodit të procedurës penale, pasi PSRK i ka dërguar dy herë ftesë dhe Kurti nuk është përgjigjur atëherë bile i ka kërcënuar duke iu thënë prokurorëve se ”nëse guxoni ejani”. Thotë ai.
Sipas Shalës, Prokuroia Speciale nuk ka pasur rrugë tjetër përveç asaj që ka marr këtë veprim.
‘’Tash PSRK-ja nuk ka pasur rrugë tjetër pëveç ta dërgoj atë në Gjykatën e Apelit dhe më pas të vendoset lidhur me kërkesën e tyre dhe ta dëtyrojnë Kurtin të dëshmuar’’ thotë tutje.
Ish-kreut i Apelit, ka treguar edhe mundësitë dhe format e procedurës rreth kërkesës së PSRK-së, pranë Gjykatës së Apelit.
‘’Mundësia e parë është që Gjykata Themelore mundet me marr një vendim që ta denoj me gjobë prej 250 euro edhe një herë mundet ta denoj me të njëjtën gjobë të tretën herë jepet urdhëri që të shoqërohet në Prokurori për dëshmi’’ shprehet ai.
Shala, deklaron se nuk ka afat shqyrtimi kërkesa e PSRK-së në Gjykatën e Apelit.
‘’Nuk ka afat kërkesa e shqyrtimit të kërkesës’’ thotë ai.
Ai ka treguar rastet kur kërkesat e tilla kanë afate ligjore.
‘’Afat ka vetëm për hetime dhe këtu janë duke u bërë hetime edhe këtu afati është dy vite, me kërkesë të Prkurorisë mundet me e shty edhe në tri vite hetime dhe këto hetime janë të përafërta sepse bukur shumë janë afru.’’ U shpreh ai.
Nga Lëvizja FOL: Gjitha procedurat janë legjitime, por Kurti refuzoi të përgjigjet
Viona Bunjaku nga Lëvizja ‘’FOL’’ për FrontOnline, e konsideron legjitime kërkesën e PSRK-së drejtuar Gjykatës së Apelit.
‘’Kërkesa e Prokurorisë Special është legjitime’’ thotë ajo.
Sipas saj, kryeministrit Albin Kurti iu është dërguar dy herë ftesa për paraqitje në Prokurori Speciale, por ai ka refuzuar.
‘’Sepse Kryeministrit ju është dërguar ftesa dy herë për paraqitje në Prokurori dhe ai nuk ka pranuar te paraqitet duke i kërkuar Prokurorisë që ata të shkojnë në zyre te ai’’ shprehet ajo.
Për të, gjitha procedurat janë legjitime dhe gjykata pritet të merr vendim për këtë gjë.
‘’Dhe, tani krejt procedurat janë legjitime pritet që gjykata të merr vendim për rastin ne fjalë’’ tha ajo.