Ky është i riu që dyshohet se kreu vetëvrasje në Ulpianë – Policia, forenzika dhe zjarrfikësit zbarkuan në banesën ku jetonte me qira
Sinjali ka siguruar identitetin e të riut që dyshohet se i dha fund jetës së tij sot në mëngjes në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Viktima, i cili jetonte në një banesë me qira, u gjet pa shenja jete pranë “Fontanës”, me plagë të dukshme në trup. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Gentrint Mushinca. Burime […]

Sinjali ka siguruar identitetin e të riut që dyshohet se i dha fund jetës së tij sot në mëngjes në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Viktima, i cili jetonte në një banesë me qira, u gjet pa shenja jete pranë “Fontanës”, me plagë të dukshme në trup.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Gentrint Mushinca.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në lokacion kanë dalë njësitë e nevojshme policore, përfshirë hetuesit e SP-Jugu, hetimet rajonale, si dhe forenzika. Zjarrfikësit kanë asistuar në hapjen e derës së banesës me forcë për të mundësuar ekzaminimin e plotë të vendit ku dyshohet se ka qëndruar viktima para ngjarjes tragjike.
IML ka bërë tërheqjen e trupit për procedura të mëtejme, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
Sinjali do të ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet e reja rreth këtij rasti.