Laert Vasili: “ Një vilë me pishinë në Athinë”
Aktori i njohur dhe finalisti i “Big Brother VIP Albania 4”, Laert Vasili, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ku foli hapur për karrierën e tij, eksperiencën në reality show dhe disa thashetheme intriguese që qarkullojnë për jetën e tij personale. Gjatë intervistës me Ronaldo Sharkën, Laerti […]

Aktori i njohur dhe finalisti i “Big Brother VIP Albania 4”, Laert Vasili, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ku foli hapur për karrierën e tij, eksperiencën në reality show dhe disa thashetheme intriguese që qarkullojnë për jetën e tij personale.
Gjatë intervistës me Ronaldo Sharkën, Laerti u pyet për thashethemet më të çuditshme që ka dëgjuar për veten. Me humor, ai tregoi:
“Unë rezultoj i martuar, kam një vilë me pishinë në Athinë, pastaj rezultoj që kam fëmijë… Ka pafund.”
Kur u pyet nëse ka fëmijë, ai u përgjigj me ironi:
“Jo, me sa di unë.”
Megjithatë, Ronaldo e ngacmoi më tej duke i thënë se artistët kanë intuitë dhe e ndiejnë diçka të tillë. Laerti, duke reflektuar, shtoi:
“Po. Shpeshherë është ajo që e quajnë déjà vu në psikologji… Shoh një skenë të përsëritur gjithmonë, që vjen një person që ti e ke harruar fare, nuk përbën më gjë në kujtesën tënde, nuk është më as lajm. Dhe thotë: ‘E sheh? Është i yti!’ Shumë e bukur, apo jo? Mendoje pak!”
Në fund, ai pranoi se një moment i tillë do ta prekte thellë:
“Po, shumë. Mendoj ngarkesën emocionale. Ti e sheh dhe nëse edhe të ngjan, do ishte perlë.”
Me këtë deklaratë, Laert Vasili tregoi edhe një herë se përveçse aktor me talent, mbetet një artist që di të shprehë ndjenja të thella dhe të krijojë skena të paharrueshme, jo vetëm në skenë, por edhe në jetën reale.