Lajçak dorëzon zyrtarisht detyrën: Ka qenë mision sfidues

Pas pesë vjetësh në krye të dialogut Kosovë-Serbi si lehtësues i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka përfunduar zyrtarisht mandatin të premten e 31 janarit. Në një postim në “X” të premten, Lajçaku e përshkroi periudhën si emisar si mision sfidues. “Dhe kaq ishte. Pas 4 vjetësh e 10 muajsh si lehtësues i dialogut i Bashkimit […] The post Lajçak dorëzon zyrtarisht detyrën: Ka qenë mision sfidues appeared first on Albinfo.

Lajçak dorëzon zyrtarisht detyrën: Ka qenë mision sfidues

Pas pesë vjetësh në krye të dialogut Kosovë-Serbi si lehtësues i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka përfunduar zyrtarisht mandatin të premten e 31 janarit.

Në një postim në “X” të premten, Lajçaku e përshkroi periudhën si emisar si mision sfidues.

“Dhe kaq ishte. Pas 4 vjetësh e 10 muajsh si lehtësues i dialogut i Bashkimit Evropian, zyrtarisht po ia dorëzoj detyrën pasardhësit tim, Peter Sorensen. Ka qenë mision sfidues, por i shpërblyer, dhe si Kosova ashtu edhe Serbia mund të jenë krenare për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Lajçak.

Ndërkohë, Peter Sorensen do të jetë pasardhësi i tij.

Sorensen është diplomat me përvojë të gjatë në strukturat e BE-së, pritet të vazhdojë përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe për avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

The post Lajçak dorëzon zyrtarisht detyrën: Ka qenë mision sfidues appeared first on Albinfo.