Laura Fazliu kthehet me medalje nga Grand Prix
Xhudistja Laura Fazliu është kthyer me medalje në garat e xhudos në Grand Prix Upper Austria, në Linz. Fitoi medalje të bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë. Në Austri ishte bartëse e parë e kategorisë, por megjithatë u ndal në gjysmëfinale. U mposht nga japonezja e re So Morichika. Ajo luftë u vendos me dënime. […] The post Laura Fazliu kthehet me medalje nga Grand Prix appeared first on Albinfo.

Xhudistja Laura Fazliu është kthyer me medalje në garat e xhudos në Grand Prix Upper Austria, në Linz. Fitoi medalje të bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.
Në Austri ishte bartëse e parë e kategorisë, por megjithatë u ndal në gjysmëfinale. U mposht nga japonezja e re So Morichika. Ajo luftë u vendos me dënime. Laura e pësoi dënimin e tretë në kohën shtesë.
Të premten medalje të argjendtë në Austri fitoi Distria Krasniqi. Në finale të kategorisë deri 52 kilogramë u mposht nga japonezja Iroha Oi.
Në Grand Prix të Austrisë po garojnë 416 xhudistë nga 52 vende. Në kategorinë deri 63 kilogramë ishin 31 xhudiste, më shumë se në çdo kategori tjetër.
The post Laura Fazliu kthehet me medalje nga Grand Prix appeared first on Albinfo.