LDK-ja e përmbyll fushatën të shtunën në sheshin “Skënderbeu”, Abdixhiku: Fitore dhe asgjë më pak
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kjo parti, tubimin përmbyllës të fushatës do ta organizojë të shtunën e 8 shkurtit nga ora 18:00 në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet. Abdixhiku tha se tubimi më i madh elektoral po vjen, teksa i ftoi të gjithë qytetarët në sheshin e kryeqytetit. “Si shenjë e

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kjo parti, tubimin përmbyllës të fushatës do ta organizojë të shtunën e 8 shkurtit nga ora 18:00 në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.
Abdixhiku tha se tubimi më i madh elektoral po vjen, teksa i ftoi të gjithë qytetarët në sheshin e kryeqytetit.
“Si shenjë e qartë e ndryshimit, si përmbyllje e një fushate para nisjes së rrugëtimit të ri përpara”.
“Të gjitha rrugët e Kosovës më 8 shkurt na sjellin në një vend, në një moment historik të ringritjes së madhe kombëtare”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.
Ai njoftoi se ky vendim është marrë sot në takim me kryetarëve e degëve të LDK-së, të cilët tha se i falënderoi për angazhimin e madh.
“I ftova për shtytjen finale! Fitore dhe asgjë më pak”, shkroi Abdixhiku.