LDK: Kryeministri i ardhshëm do të jetë Lumir Abdixhiku
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se sipas Exit Pollit të tyre kanë marrë 24 për qind, shifër që u shpreh se do të rritet pas numërimit të votave të diasporës. Në konferencë për media pas përfundimit të zgjedhjeve, Mustafa u shpreh i bindur se Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministri […] The post LDK: Kryeministri i ardhshëm do të jetë Lumir Abdixhiku appeared first on Albinfo.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se sipas Exit Pollit të tyre kanë marrë 24 për qind, shifër që u shpreh se do të rritet pas numërimit të votave të diasporës.
Në konferencë për media pas përfundimit të zgjedhjeve, Mustafa u shpreh i bindur se Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministri i ardhshëm, transmeton albinfo.ch.
“Kemi bërë Exit Poll-in më të madh ndonjëherë me 18 mijë respodentë. LVV ka 34%, LDK 24% e PDK 22%. Ajo që është e rëndësishme, LDK-ja së paku ka dyfishim të rezultatit nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, pa llogaritur votat e diasporës, ku presim rezultat të shkëlqyeshëm, që do ta rrisë për 2-3 për qind rezultatin tonë”, ka thënë Mustafa, teksa u bëri thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve të LDK-së ta ruajnë votën.
The post LDK: Kryeministri i ardhshëm do të jetë Lumir Abdixhiku appeared first on Albinfo.