LDK përmbyll fushatën të shtunën në Prishtinë, Abdixhiku: Vishuni trashë – për festë e shpresë
Lidhja Demokratike e Kosovës e përmbyll fushatën të shtunën në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë. Kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në këtë tubim, për të cilin ai thotë se do të jetë më i madhi. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i LDK-së, më tej

Lidhja Demokratike e Kosovës e përmbyll fushatën të shtunën në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.
Kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në këtë tubim, për të cilin ai thotë se do të jetë më i madhi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i LDK-së, më tej kërkon nga qytetarët që të vishen trashë e mirë për shkak të temperaturave të ulëta.
“Le të mbyllim një festë e shpresë gjithë rrugëtimin e tanishëm; për të nisur një të ri”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.