Ndërpritet qarkullimi i trenave mes Rotkreuzit dhe Zugut pas një aksidenti fatal

Qarkullimi i trenave në linjën hekurudhore mes Rotkreuzit dhe Zugut u ndërpre përkohësisht të dielën rreth mesditës, pas një aksidenti me pasoja fatale, ku një person humbi jetën.
Sipas njoftimit të publikuar nga kompania hekurudhore zvicerane SBB, ndërprerja u shkaktua nga një aksident me përfshirjen e një personi në shina.
Për shkak të incidentit, u prekën linjat hekurudhore IR70, IR75 dhe S1, të cilat qarkullojnë në këtë relacion.
Megjithatë, ndërprerja zgjati për një kohë të shkurtër. Sipas njoftimit të SBB-së, qarkullimi hekurudhor u rikthye në normalitet pak pas orës 13:00.
The post Ndërpritet qarkullimi i trenave mes Rotkreuzit dhe Zugut pas një aksidenti fatal appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



