Liburn Aliu nënshkruan: Dy ura të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me dy komunat e Mitrovicës, asaj të Veriut dhe Jugut, me ç’rast njoftoi se do të ndërtohen dy ura të reja mbi lumin Ibër – lum ky i cili ndan dy komunat. “Memorandumin e filluam me nënshkrimin e projektit të përbashkët të ndërtimit të dy urave

Liburn Aliu nënshkruan: Dy ura të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me dy komunat e Mitrovicës, asaj të Veriut dhe Jugut, me ç’rast njoftoi se do të ndërtohen dy ura të reja mbi lumin Ibër – lum ky i cili ndan dy komunat.

“Memorandumin e filluam me nënshkrimin e projektit të përbashkët të ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, projekte këto që do të lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve të të dy komunave dhe do shërbejnë si infrastrukturë në komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve, duke forcuar integrimin social dhe zhvillimin ekonomik në të dy anët”, tha Aliu.