Liridon Lekaj fitoi një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci
Shqiptarët fitojnë një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci The post Liridon Lekaj fitoi një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci appeared first on Albinfo.

Mësohet se dje në Kroaci janë zhvilluar zgjedhjet komunale, në të cilat komuniteti shqiptar që jeton në Komunën e Medulit, në regjionin e Istres, ka fituar një vend në Asamblenë komunale, transmeton albinfo.ch.
Është Liridon Lekaj ai i cili fitoi një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci.
Ndërkohë edhe Pal Lekaj ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook, ndërsa thotë se shqiptarët e bashkuar gjithmonë dalin fitues.
“Jam shumë i lumtur për fitoren e listës së Shqiptarëve të Medulinit në Kroaci, të cilët do të përfaqësohen në Asamblenë Komunale nga Liridon Lekaj. Shqiptarët e bashkuar gjithmonë dalin fitues”, ka shkruar ai. /Albinfo.ch
The post Liridon Lekaj fitoi një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci appeared first on Albinfo.