Lirimi i tre pengjeve izraelite, Von der Leyen: Le të jetë kjo nisja e një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka reaguar lidhur me lirimin e tre pengjeve izraelite nga Hamasi. Në një mesazh në platformën X, ajo thekson se ky është një moment “që të mbush me shpresë”, ndërsa përshëndeti edhe marrëveshjen e armëpushimit. “Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher janë të lirë. Dhe të [...]Read More...

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka reaguar lidhur me lirimin e tre pengjeve izraelite nga Hamasi.
Në një mesazh në platformën X, ajo thekson se ky është një moment “që të mbush me shpresë”, ndërsa përshëndeti edhe marrëveshjen e armëpushimit.
“Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher janë të lirë. Dhe të tjerët do të jenë gjithashtu. Le të jetë ky fillimi i një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez…Armëpushimi duhet të respektohet”, shkroi ajo në një mesazh në X.
/abcnews.al/