Lista e zezë amerikane: Subjektet nga Kosova nën sanksione për krim organizativ

Lista e zezë amerikane: Subjektet nga Kosova nën sanksione për krim organizativ
Deri në fillim të qershorit 2026, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) kishte vendosur sanksione kundër 131 individëve dhe subjekteve nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor. Nga këto, numri më i madh i sanksioneve lidhet me Serbinë (49), pasuar nga Kosova (29), Bosnja dhe Hercegovina (26), Maqedonia e Veriut (12), Shqipëria (8) dhe Mali i Zi (7).
Vendimet për sanksione i merr OFAC, e cila vepron në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit. Programet kryesore përfshijnë Global Magnitsky Act (GLOMAG) dhe Specially Designated Global Terrorist (SDGT), të cilat synojnë individët dhe organizatat e përfshira në aktivitete kriminale, korrupsion ose terrorizëm.
Subjektet nga Kosova në listën e zezë amerikane
1. FERMA IZVORI B.I.
Lokacioni: Izvore
Programi: GLOMAG
Veprimtaria: Kultivimi i frutave arrore dhe bërthamore.
Pronari Sinisha Nedeljkoviq është identifikuar nga OFAC si pjesë e një grupi të organizuar kriminal transnacional. Kompanitë e tij lidhen me korrupsion, tregti të paligjshme dhe kontrabandë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai është i lidhur me Zvonko Veselinoviqin, i cili njihet si biznesmen nga veriu i Kosovës dhe ish-partner i Milan Radoiçiqit, organizatorit të sulmit të armatosur në Banjskë.
Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021
2. P.P. SHTËPIA TREGTARE METAL B.I.
Lokacioni: Zveçan
Programi: GLOMAG
Veprimtaria: Tregti me shumicë e makinerive dhe pajisjeve.
Kompania është e lidhur me Sinisha Nedeljkoviqin.
Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021
3. SHTËPIA TREGTARE METAL SH.P.K.
Lokacioni: Zveçan
Programi: GLOMAG
Veprimtaria: Tregti me mallra të konsumit të gjerë për ndërtimtari dhe amvisëri.
Kompania është e lidhur me Sinisha Nedeljkoviqin.
Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021
4. SINISHA NEDELKOVIQ B.I., P.T.P. METAL
Lokacioni: Zveçan
Programi: GLOMAG
Veprimtaria: Tregti dhe tregti me shumicë e pajisjeve.
Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021
Kompania është e lidhur me Sinisha Nedeljkoviqin.
5. SINISHA NEDELKOVIQ I.B.
Lokacioni: Zveçan
Programi: GLOMAG
Veprimtaria: Tregti me shumicë e makinerive dhe pajisjeve.
Kompania është e lidhur me Sinisha Nedeljkoviqin.
Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021
6. FERARI, NDËRMARRJE PËR SHËRBIME DHE TREGTI ME AUTOMJETE TË PËRDORURA, SH.A.
Lokacioni: Mitrovica
Programi: GLOMAG
Veprimtaria: Blerje, shitje dhe ndërmjetësim në tregtinë e automjeteve të përdorura dhe të reja.
Kompania është e lidhur me Zvonko Veselinoviqin, i cili është identifikuar si udhëheqës i një grupi të organizuar kriminal. Sipas Departamentit amerikan të Thesarit, grupi i tij është i përfshirë në skema të ryshfetit, trafikim të paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021
7. PRIZMA B.I.
Lokacioni: Mitrovica
Programi: GLOMAG
Veprimtaria: Ndërtimi i objekteve të infrastrukturës.
Sipas të dhënave të ARBK-së, kompania është kaluar në status pasiv në qershor 2022, disa muaj pas vendosjes së sanksioneve.
Kompania është e lidhur me Zvonko Veselinoviqin.
Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021
8. ZHARKO VESELINOVIQ B.I., S.T.R. KRISTAL
Lokacioni: Mitrovica e Veriut
Programi: GLOMAG
Veprimtaria: Formësimi dhe përpunimi i xhamit të rrafshët.
Kompania është zyrtarisht në status pasiv që nga qershori 2022. Zharko Veselinoviqi është identifikuar si udhëheqës i grupit të organizuar kriminal të vëllait të tij, Zvonko Veselinoviqit, i cili është i përfshirë në tregti të paligjshme dhe kontrabandë.
SHBA-ja, në raportin e saj, përmend një aktakuzë që lidh anëtarët e këtij grupi me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqit më 2018.
Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021
9. RAD D.O.O.
Lokacioni: Zveçan
Programi: GLOMAG
Veprimtaria: Ndërtimtari dhe ndërtim i objekteve të larta.
Pronari Radulle Steviqi dhe kompania kanë bashkëpunuar me politikanë lokalë për të siguruar monopol në projektet ndërtimore përmes prokurimeve publike të manipuluara. Kompania është pjesë e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit.
Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021
10. RADULE STEVIC B.I., P.T.P. RAD
Lokacioni: Zveçan
Programi: GLOMAG
Veprimtaria: Ndërtimtari.
Pavarësisht sanksioneve, kompania, përmes degës së regjistruar në Serbi, vazhdoi të lidhte kontrata për punë infrastrukturore në komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021
11. RADOVAN RADIC B.I., P.P. EU RR GRADNJA
Lokacioni: Zupç
Programi: GLOMAG
Veprimtaria: Ndërtimtari.
Pronari Radovan Radiqi është identifikuar si anëtar i grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit.
Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021
12. P.P. BABUDOVAC B.I.
Lokacioni: Jasenovik
Programi: GLOMAG
Veprimtaria: Shitje me shumicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit.
Kompania është në pronësi ose nën kontrollin e Milan Radisavleviqit, i cili është përcaktuar si anëtar i grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit.
Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021
13. N.P.T.T. DONA-SHELL
Lokacioni: Pejë
Programi: SDNTK
Veprimtaria: Transport dhe logjistikë.
Lidhje me organizatën kriminale të Naser Kelmendit. Kompania është e lidhur drejtpërdrejt me Besnik Kelmendin, i cili është cilësuar si një nga operativët kryesorë në rrjet dhe ka qenë subjekt i hetimeve ndërkombëtare për dyshime se ka shërbyer si mbulesë për pastrim parash.
Data e sanksionimit: 24 mars 2015
14. RINGJALLJA E SHOQATËS SË TRASHËGIMISË ISLAME, dega në Kosovë
Statusi: E mbyllur dhe e sanksionuar
Lokacioni: Prishtinë
Programi: SDGT
Veprimtaria: Organizatë humanitare
Data e sanksionimit: 13 qershor 2008
Me pak fjalë
Lista e zezë amerikane përmban 29 subjekte nga Kosova, të sanksionuara kryesisht për lidhje me krimin e organizuar transnacional, korrupsion dhe aktivitete ilegale. Shumica e tyre janë të lidhura me grupin e Zvonko Veselinoviqit, i cili është identifikuar si një nga figurat më të rëndësishme kriminale në veri të Kosovës. Sanksionet janë vendosur përmes programit GLOMAG dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në aktivitetet ekonomike dhe politike të vendit.
Personat e përmendur
- Zvonko Veselinoviq
- Sinisha Nedeljkoviq
- Milan Radoiçiq
- Radulle Steviq
- Radovan Radiq
- Naser Kelmendi
- Besnik Kelmendi
- Oliver Ivanoviq
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.




