“E humbëm edhe Serbinë pas Hungarisë!”, Ultranacionalistët e AfD-së gjermane të alarmuar nga rënia e Vuçiqit

„Kjo nuk është një ditë e mirë. Pas Hungarisë, tani e humbëm edhe Serbinë. Bëhet e qartë se e djathta duhet të riorganizohet. Qasja e tanishme nuk është më e mjaftueshme për të qenë bindëse“, ka shkruar një nga frontmenët e AFD-së,deputeti Maksimilian Krah në platformën „X“ (ish-Twitter), pasi Vuçiç e pranoi humbjen e listës së tij në zgjedhjet parlamentare, përcjell INA.
Krah është deputet në Bundestag nga partidë e ekstremit të djathtë „Alternativa për Gjermaninë“ (AfD); grupi i tij parlamentar më parë i ka kërkuar qeverisë gjermane të tërheqë njohjen e Kosovës.
Deputetët e AfD-së, Harald Weyel dhe Malte Kaufmann, morën pjesë si vëzhgues në zgjedhjet parlamentare serbe të vitit 2023. Në një deklaratë të publikuar nga grupi i tyre parlamentar, ata i ndërlidhën protestat paszgjedhore me një „revolucion të mundshëm me ngjyra“.
Komentit i Krah sugjeron se ai e sheh humbjen e listës së Vuçiçit si një goditje mbi hapësirën më të gjerë politike me të cilën AfD ndan qëndrime të caktuara.
Krah bëri një paralelizëm mes Serbisë dhe Hungarisë, ku Viktor Orbán humbi zgjedhjet në prill, pas 16 vitesh në pushtet. Në Serbi, lista e udhëhequr nga Vuçiç e pranoi humbjen, ndërsa lista e udhëhequr nga studentët fitoi numrin më të madh të votave./INA/
The post “E humbëm edhe Serbinë pas Hungarisë!”, Ultranacionalistët e AfD-së gjermane të alarmuar nga rënia e Vuçiqit appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



