Një litër naftë kushton 2.14 franga: çmimi më i shtrenjë në dy vitet e fundit

Çmimet e karburantit në Zvicër janë aktualisht më të lartat në dy vjetët e fundit. Çmimi mesatar për një litër benzinë pa plumb 95 është 1.96 franga, sipas shifrave të fundit nga Touring Club TCS, transmeton albinfo.ch.
Çmimet e benzinës ishin rritur ndjeshëm fundjavën e kaluar dhe që atëherë, karburanti është bërë edhe më i shtrenjtë me rreth 4 rapë (centë) për litër brenda vetëm pak ditësh, bën të ditur srf.ch.
Benzina pa plumb 98 tani kushton mesatarisht 2.07 franga, ndërsa nafta kushton 2.14 franga. Sipas TCS, çmimet aktuale janë më të lartat në rreth dy vjet. Megjithatë, ato mbeten nën nivelet rekord të arritura pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.
Që nga fillimi i Luftës Iran-Irak në fund të shkurtit 2026, çmimet e benzinës dhe naftës janë rritur me afërsisht 17 deri në 20 për qind.
Arsyet për rritjen e çmimeve përfshijnë situatën në Lindjen e Mesme, rafineritë e dëmtuara në Rusi dhe problemet e transportit në lumin Rain.
The post Një litër naftë kushton 2.14 franga: çmimi më i shtrenjë në dy vitet e fundit appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



