LIVE/ Lamtumirë Papa Françesku! Mijëra besimtarë në sheshin Shën Pjetër, marrin pjesë 170 delegacione nga e gjithë bota
Papa Françesku do të përcillet të shtunën për në Banesën e Fundit në orën 10 të mëngjesit. Më shumë se 200 mijë njerëz pritet të jenë këtë fundjavë në Funeralin e Papa Franceskut në Vatikan ky mes tyre më shumë se 170 delegacione ndërkombëtare. Në mesin e liderëve që do të marrin pjesë në Funeralin [...]Read More...

Papa Françesku do të përcillet të shtunën për në Banesën e Fundit në orën 10 të mëngjesit. Më shumë se 200 mijë njerëz pritet të jenë këtë fundjavë në Funeralin e Papa Franceskut në Vatikan ky mes tyre më shumë se 170 delegacione ndërkombëtare. Në mesin e liderëve që do të marrin pjesë në Funeralin e Atit të Shenjtë janë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Presidenti Amerikan Donald Trump, ai francez Emmanuel Macron si dhe dhjetëra liderë të tjerë nga e gjithë bota. E premtja shënoi ditën e fundit kur besimtarët katolikë nga e mbarë bota do të kenë mundësinë ti japin lamtumirën Papa Françeskut. Dyert e Bazilikës së Shën Pjetrit qëndruan të hapura deri në orën 20, ndërsa Vatikani ka raportuar se që prej të mërkurës më shumë se 130 mijë qytetarë i kanë dhënë Lamtumirën e tyre Bergolios. Papa Franceksu ndërroi jetë mëngjesin e të hënës në moshën 88 vjeçare si pasojë e një godtije në tru dhe dështimit të Zemrës. Ati i Shenjtë kishte kaluar 5 javë në spital si pasojë e pneumonisë së rëndë në dy mushkëritë e tij.
Ceremonia do të jetë në latinisht, por shumëgjuhëshe: leximet në anglisht dhe spanjisht, hyrja në lutjen e besimtarëve në italisht, lutjet universale në frëngjisht, arabisht, portugalisht, polonisht, gjermanisht dhe kinezçe. Në përfundim të funksionit, në orën 11:30, arkivoli do të rikthehet në Bazilikë për t’u vendosur mbi një automjet të posaçëm, që, duke dalë nga porta Perugini, do ta çojë në Santa Maria Maggiore, përmes Corso Vittorio Emanuele, piazza Venezia, Fori Imperiali, via Labicana dhe via Merulana. Kortezhi prej gjashtë kilometrash, në të cilin do të marrin pjesë vetëm disa automjete me familjarë, bashkëpunëtorët më të afërt dhe 15 kardinalë, do të ecë ngadalë dhe do t’i duhet rreth një orë për të mbërritur në Santa Maria Maggiore, ku arkivoli do të vendoset në varr.
Ora 11:35 ‘Paqe’ në sheshin Shën Pjetër/ Shumë shtrëngime duarsh, përfshirë Trump dhe Macron
Si shenjë paqeje, njerëzit në turmë inkurajohen të shtrëngojnë duart me ata që janë pranë tyre. Në seksionin e delegacioneve në Sheshin e Shën Pjetrit, Presidenti Trump mund të shihet duke shtrënguar duart me ata që janë më afër tij – përfshirë Presidentin Francez Emmanuel Macron.
Ora 11:15 Lamtumirë Papa Françesku/ Frrok Çupi: Personaliteti më i ndritur i Vatikanit, do mbahet mend për shumë kohë
Analisti Frrok Çupi thotë se Papa Françesku është personaliteti më i ndritur i Vatikanit. Në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se Françesku la gjurmë në rrugën e Vatikanit dhe shtoi se do të mbahet mend për shumë kohë.
Ora 11:04 Fjalimi për lamtumirën e Françeskut/ Kardinali Giovanni Battista Re: Ishte një papë mes njerëzve
Françesku ishte një “papë mes njerëzve, me zemër të hapur ndaj të gjithëve”, tha kardinali Giovanni Battista Re ndërsa predikimi vazhdonte. “I pasur në ngrohtësi njerëzore dhe thellësisht i ndjeshëm ndaj sfidave të sotme, Papa Françesku ndau vërtet ankthet, vuajtjet dhe shpresat e kësaj kohe të globalizimit”, tha Re, shkruan CNN.
Ora 10:58 FOTO/ Delegacionet ndërkombëtare në shesh Shën Pjetër i japin lamtumirën Papa Françeskut
Sytë e të gjithë Botës janë sot në sheshin Shën Pjetër në Vatikan ndërsa i jepet lamtumira e fundit Papa Francëskut, i cili u nda nga jeta të hënën e kësaj jave, 21 prill, në moshën 88 vjecare.
170 delegacione ndërkombëtare marrin pjesë në ceremoninë mortore në Vatikan.
Ora 10:53 Vatikani: 200 mijë njerëz janë mbledhur për funeralin e Papa Françeskut
Autoritetet e Vatikanit thonë se rreth 200,000 njerëz janë mbledhur për funeralin e Papa Françeskut, shkruan CNN. Papa Françesku zgjodhi të ndiqte një “rrugë të vetëdhënies deri në ditën e fundit të jetës së tij tokësore”, tha Kardinali Re në predikimin në funeralin e papës së ndjerë. “Imazhi i fundit që kemi për të, i cili do të mbetet i skalitur në kujtesën tonë, është ai i të dielës së kaluar, të dielën e Pashkëve, kur Papa Françesku, megjithë problemet e tij të rënda shëndetësore, donte të na bekonte nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit”, tha Re.
Ora 10:47 Kardinali Giovanni Battista Re: Papa Françesku zgjodhi të ndiqte rrugën e vetëdhënies deri në fund
Papa Françesku zgjodhi të ndiqte një “rrugë të vetëdhënies deri në ditën e fundit të jetës së tij tokësore”, tha Kardinali Re në predikimin në funeralin e papës së ndjerë. “Imazhi i fundit që kemi për të, i cili do të mbetet i skalitur në kujtesën tonë, është ai i të dielës së kaluar, të dielën e Pashkëve, kur Papa Françesku, megjithë problemet e tij të rënda shëndetësore, donte të na bekonte nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit”, tha Re. Në paraqitjen e tij të fundit një ditë para vdekjes së tij, Françesku dha bekimin tradicional të Pashkëve nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit përpara turmave të gëzuara, shkruan CNN.
Ora 10:38 Lamtumirë Papa Françesku/ Dom Mark Pashkja: La pas një trashëgimi jo të vogël
Zëdhënësi i Kishës Katolike, Dom Mark Pashkja tha se Papa Françesku la pas një trashëgimi jo të vogël. Në një intervistë për ABC News, Pashkja u shpreh se Françesku shprehu afërsi me vende të vogla dhe shtoi se Papa nuk kishte dallim besimi te njerëzit
Ora 10:25 Vatikan/ Shërbimi funeral hapet me rite prezantuese, Libri i Ungjijve i vendosur në arkivolin e Papa Françeskut
Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon, një këngë të shkurtër muzikore dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht. Një Libër i hapur i Ungjijve është vendosur mbi arkivolin e mbyllur të Papa Françeskut. Një shenjë e kohës, shumica e turmës ngre telefonat celularë mbi kokat e tyre kur fillon shërbimi.
Ora 10:07 Lamtumirë Papa Françesku/ Rrugëtimi i fundit i Atit të Shenjtë nis nga bazilika e Shën Pjetrit
Gjithçka gati në Vatikan për funeralin solemn të Papa Françeskut. Ceremonia do të drejtohet nga kardinal Xhovani Batista Re, në sheshin Shen Pjetër, të mbushur me mijëra besimtarë që në orët e para të mëngjesit. Qindra liderë botërorë kanë mbërritur për të marrë pjesë në funeral.
Ora 10:03 Ceremonia mortore për Papa Françeskun, bien këmbanat në sheshin e Shën Pjetrit
Këmbanat e Bazilikës së Shën Pjetrit po bien ngadalë. Një heshtje ka rënë mbi shesh, ku janë mbledhur rreth 250,000 njerëz. Më shumë se 50 krerë shtetesh marrin pjesë në funeralin e sotëm, shkruan CNN. Papa Françesku do të përcillet të shtunën për në banesën e fundit.
Ora 09:48 I jepet lamtumira Papa Françeskut/ Presidenti amerikan, Donald Trump mbërrin në Sheshin e Shën Pjetrit
Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania kanë mbërritur në sheshin e Shën Pjetrit për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut, shkruan BBC. Papa Françesku do të përcillet të shtunën për në banesën e fundit në orën 10 të mëngjesit. Më shumë se 200 mijë njerëz pritet të jenë këtë fundjavë në Funeralin e Papa Franceskut në Vatikan ky mes tyre më shumë se 170 delegacione ndërkombëtare.
Ora 09:13 Funerali i Papa Françeskut/ Ish-presidenti amerikan Biden mbërrin në sheshin e Shën Pjetrit
Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në sheshin e Shën Pjetrit së bashku me gruan e tij Jill Biden, për funeralin e Papa Françeskut.Biden do të ulet me pjesën tjetër të delegacionit nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë Presidentin aktual të SHBA Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump, shkruan CNN. Duke qenë se delegacionet do të vendosen sipas rendit alfabetik në frëngjisht, ato në delegacionin e SHBA – të njohur si “États-Unis” – do të vendosen pranë atyre që përfaqësojnë Estoninë dhe Finlandën.
Ora 08:39 Mijëra njerëz mblidhen në sheshin e Shën Pjetrit përpara funeralit të Papa Françeskut
Mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, ku do të fillojë funerali i Papa Françeskut.
Vatikani thotë se deri në një çerek milion njerëz mund të dynden në shesh dhe një milion të tjerë do të kalojnë rrugën përmes Romës, shkruan CNN.
Ora 08:11 Ditë zie për Papa Françeskun/ Rama: Nderojmë Atin e Shenjtë, një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë
Shqipëria e ka shpallur të shtunën ditë zië kombëtare, për nder të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi një video të Atit të Shenjtë në Vatikan, Rama u shpreh se Papa ishte një mik i jashtëzakonshëm i Shqipërisë.
/abcnews.al