Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë
Pak ditë më parë, Loredana Brati, theu një nga kutitë e emergjencës për të marrë një informacion nga jashtë. Ajo kishte kërkuar që të dinte më tepër rreth raportit mes Jozit dhe Valbonës dhe çfarë ndodhi me ish-banorin pas përjashtimit të tij nga shtëpia. “Do të doja që në këto ditë, Jozi të më jepte…

Ajo kishte kërkuar që të dinte më tepër rreth raportit mes Jozit dhe Valbonës dhe çfarë ndodhi me ish-banorin pas përjashtimit të tij nga shtëpia.
“Do të doja që në këto ditë, Jozi të më jepte provën që ishte me mua. Fillova të dyshoja që te sjellja e tij. Bravo i qoftë. Nuk kam fjalë. Që kur tha atë fjalën e Danjës, ishte momenti që ta tregonte çfarë ndjente vërtet. Faleminderit Jozi. Që unë gjithë kohës isha me bukë dhe ti me gurë…”, iu drejtua Lori.
E prekur tutje tha: “Atë ndaj Valbonës e prisja. Prisja diçka më shumë ndaj meje. Do vazhdoj këtë rrugëtimin tim. Por sjellja e tij ndaj meje është skandal. Kjo më tregon që nga ana e tij është vetëm lojë. Jozi faleminderit. Kam vënë në rrezik rrugëtimin tim nga ty, por këtë nuk e meritoja. Por ta dish që jam më e fortë se kaq”.
Loredana më pas u pa e përlotur teksa iu bashkua banorëve të tjerë në dhomën e ndenjës.
Në një moment, ajo hoqi edhe unazën që shkëmbeu me Jozin në ditën e martesës së tyre në BBVA.