Lorian Musa, i artë në turneun “Swiss Junior Open 2025” në Bazel

Të shtunën, 14 vjeçari me rrënjë nga Mitrovica doli i pari në kategorinë e tij U 16 -55 kg në turneun International "Swiss Junior Open 2025" në Bazel të Zvicrës The post Lorian Musa, i artë në turneun “Swiss Junior Open 2025” në Bazel appeared first on Albinfo.

Lorian Musa, i artë në turneun “Swiss Junior Open 2025” në Bazel

Lorian Musa 14 vjeçari me prejardhje nga Mitrovica triumfon sërish në artin marcial të karates. Të shtunën që lamë pas (15.03.2025) ai doli i pari në kategorinë e tij U 16 -55 kg në turneun International “Swiss Junior Open 2025” në Bazel të Zvicrës.

Suksesi i Lorianit në këtë turne bën që ai të fitojë pikë të shumta në SKF ranking për tu kualifikuar në kampionatin e Evropës ku dhe është një ndër kandidatët favoritë të kategorisë së tij që ta prezantojë Zvicrën në kampionatin Evropian të karatesë.

Në fillim të muajit prill 2025, Loriani udhëton në turneun e madh International që do të mbahet në Guadalajara të Spanjës.

Për sukseset e atletit Lorian Musa qëndrojnë mbrapa tij trajnerë të shumtë.

Sa herë pyetet për ta, ai thotë: “Falënderoj Zotin që në rrugëtimin tim kam në krah Olivier Knupfer Duc, Iliana Bartolota e mbarë trajnerët e ekipit zviceran të karatesë, pa harruar vëllanë tim Lorik Musa dhe atletin Swan Lorenz dhe të gjithë ata trajnerë me të cilët që bashkëpunoj herë pas here. Miqtë e mi të karatesë janë mbështetje morale e pa zëvendësueshme”.

The post Lorian Musa, i artë në turneun “Swiss Junior Open 2025” në Bazel appeared first on Albinfo.