LSDM: Qeveria e Mickoskit me salmon dhe karkaleca, populli me një kore të thatë buke!

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë në një komunikatë lëshuar mediave kritikon qeverinë e vendit të udhëhequr nga Hristijan Mickoski. Nga LSDM-ja thonë se rrogat nuk mjaftojnë as për ushqimet elementare, zyrtarët e qeverisë së Hristijan Mickoskit po ushqehen me ushqime luksoze. “Qeveria e DPMNE-së vazhdon të tregojë karakterin e saj të vërtetë – shpërdorues, lakmitar […] The post LSDM: Qeveria e Mickoskit me salmon dhe karkaleca, populli me një kore të thatë buke! appeared first on InfoShqip.com.

LSDM: Qeveria e Mickoskit me salmon dhe karkaleca, populli me një kore të thatë buke!

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë në një komunikatë lëshuar mediave kritikon qeverinë e vendit të udhëhequr nga Hristijan Mickoski. Nga LSDM-ja thonë se rrogat nuk mjaftojnë as për ushqimet elementare, zyrtarët e qeverisë së Hristijan Mickoskit po ushqehen me ushqime luksoze.

“Qeveria e DPMNE-së vazhdon të tregojë karakterin e saj të vërtetë – shpërdorues, lakmitar dhe krejtësisht jashtë realitetit. Përderisa mijëra familje në Maqedoni mezi ia dalin mbanë, ndërkohë që rrogat nuk mjaftojnë as për ushqimet elementare, zyrtarët e qeverisë së Hristijan Mickoskit po ushqehen me ushqime luksoze që qytetari i zakonshëm as që mund ta ëndërrojë. Tavolinat e tyre tani përfshijnë salmon, karkaleca, oktapod, gaforre, biftek… Miliona dollarë para publike shpenzohen për ushqime ekskluzive, ndërsa punëtorët luftojnë për të mbijetuar me paga të mjerueshme”, theksojnë nga LSDM-ja.

The post LSDM: Qeveria e Mickoskit me salmon dhe karkaleca, populli me një kore të thatë buke! appeared first on