“Lufta Izrael-Iran, mund të ndikojë në ekonominë globale”/ Kina paralajmëron rrezikun e përhapjes së konfliktit në rajon

Kina ka bërë thirrje që Irani dhe Izraeli të ulin tensionet mes tyre. Sipas Kinës, rreziku që konflikti të përshkallëzohet në rajon është i lartë. “Pala kineze u bën thirrje palëve në konflikt që të parandalojnë përshkallëzimin e përsëritur të situatës, të shmangin me vendosmëri përhapjen e luftës dhe të kthehen në rrugën e zgjidhjes [...]Read More...

“Lufta Izrael-Iran, mund të ndikojë në ekonominë globale”/ Kina paralajmëron rrezikun e përhapjes së konfliktit në rajon

Kina ka bërë thirrje që Irani dhe Izraeli të ulin tensionet mes tyre. Sipas Kinës, rreziku që konflikti të përshkallëzohet në rajon është i lartë.

“Pala kineze u bën thirrje palëve në konflikt që të parandalojnë përshkallëzimin e përsëritur të situatës, të shmangin me vendosmëri përhapjen e luftës dhe të kthehen në rrugën e zgjidhjes politike”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Guo Jiakun.

Gjithashtu Kina ka bërë thirrje që bashkësia ndërkombëtare të angazhohen më shumë për të parandaluar sulmet mes Iranit dhe Izraelit, ndërsa paralajmëron se mund të ndikojë në ekonominë globale.

“Kina i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bëjë përpjekje më të mëdha për të nxitur uljen e tensioneve të konfliktit dhe për të parandaluar që paqëndrueshmëria rajonale të ketë një ndikim më të madh në zhvillimin ekonomik global”, deklaroi Jiakun.

/abcnews.al/