Lufta në Kosovë – Retkoceri: Një milionë shqiptarë kanë qenë të dëbuar në Shqipëri e Maqedoni

Muaji qershor për shqiptarët tash e 26 vite mban në vete edhe një simbolikë tjetër, atë të çlirimit. Në mesin e historive nga ngjarjet e vitit 99-të, është edhe ai i veteranit të luftës, Selatin Retkoceri. I ftuar në emisionin “Gazeta” të Kanal10, Retkoceri tregoi edhe për momentet e para pas marrëveshjes së Kumanoves. “Më

Lufta në Kosovë – Retkoceri: Një milionë shqiptarë kanë qenë të dëbuar në Shqipëri e Maqedoni

Muaji qershor për shqiptarët tash e 26 vite mban në vete edhe një simbolikë tjetër, atë të çlirimit.

Në mesin e historive nga ngjarjet e vitit 99-të, është edhe ai i veteranit të luftës, Selatin Retkoceri.

I ftuar në emisionin “Gazeta” të Kanal10, Retkoceri tregoi edhe për momentet e para pas marrëveshjes së Kumanoves.

“Më 11 qershor, kur është marrë ai vendim shumica e popullatës ishim të stresuar e traumatizuar nga lufta, dhe megjithatë arrinim ta përcjellnin situatën, ne disa që udhëheqnim edhe pse ishim në listat për likuidim. Ndërhyrja e NATO-s ishte shpëtim, dhe takimi jonë i parë siç mna ekumtuan gazetarët dhe një pjesë e atyre që erdhën, në të gjithë vrapuam për të pritur me gëzim të madh hyrjen e trupave Aa ishin të interesuar të dinë se si ne arritëm të shpëtojmë sepse pamja jonë dhe e fëmijëve ishte e trishtë që më shumë përngjanin në njerëz të traumatizuar se sa normal“, tha ai teksa ndante detaje rrënqethëse.

Mes tjerash, Retkoceri deklaroi se gjatë asaj kohe thuajse një milionë shqiptarë u dëbuan për në vende tjera.

Më shumë detaje: