Lufta në Ukrainë: Macron dhe Starmer propozojnë armëpushim njëmujor

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer kanë propozuar një armëpushim një mujor për Ukrainën. Macron tha për gazetën Le Figaro se armëpushimi duhet të zbatohet në ajër, në det dhe në fushën e infrastrukturës energjetike. Aktualisht është e paqartë se kur mund të hyjë në fuqi një gjë […] The post Lufta në Ukrainë: Macron dhe Starmer propozojnë armëpushim njëmujor appeared first on Albinfo.

Lufta në Ukrainë: Macron dhe Starmer propozojnë armëpushim njëmujor

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer kanë propozuar një armëpushim një mujor për Ukrainën.

Macron tha për gazetën Le Figaro se armëpushimi duhet të zbatohet në ajër, në det dhe në fushën e infrastrukturës energjetike. Aktualisht është e paqartë se kur mund të hyjë në fuqi një gjë e tillë.

Pas takimit me Mbretin Charles, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu përgjigj pyetjes së një gazetari të BBC nëse ai dinte për propozimin e Starmer dhe Macron: “Unë di gjithçka”.

Disa orë pas samitit të Ukrainës në Londër, Volodymyr Zelensky falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për përpjekjet e tyre për të arritur një marrëveshje paqeje.

“Forca e përbashkët mund të mbrojë të ardhmen tonë. Ne ndiejmë mbështetje të fortë për Ukrainën, për popullin tonë – ushtarë dhe civilë dhe pavarësinë tonë. Së bashku ata po punojnë në një bazë solide për bashkëpunim me SHBA-në në kërkim të paqes së vërtetë dhe sigurisë së garantuar”, ka shkruar ai teksa vlerësoi unitetin e Evropës, e cila është në një “nivel jashtëzakonisht të lartë, një nivel që nuk është parë prej kohësh”, transmeton albinfo.ch.

“Ne po diskutojmë garancitë e sigurisë dhe kushtet për një paqe të drejtë në Ukrainë me partnerët tanë”, thuhet në postim.

Një tjetër samit i veçantë është planifikuar të enjten në Bruksel.

The post Lufta në Ukrainë: Macron dhe Starmer propozojnë armëpushim njëmujor appeared first on Albinfo.