Lufta në Ukrainë/ Rreth 600 ushtarë të Koresë së Veriut u vranë duke luftuar për Rusinë në Kursk

Rreth 600 ushtarë të Koresë së Veriut u vranë duke luftuar përkrah trupave ruse në rajonin rus të Kurskut  si pjesë e luftës me Ukrainën, deklaroi një ligjvënës i Koresë së Jugut, anëtar i komitetit të inteligjencës. Rreth 2,000 ushtarë të plagosur u riatdhesuan midis janarit dhe marsit. “Deri më tani, viktimat e Koresë së Veriut [...]Read More...

Lufta në Ukrainë/ Rreth 600 ushtarë të Koresë së Veriut u vranë duke luftuar për Rusinë në Kursk

Rreth 600 ushtarë të Koresë së Veriut u vranë duke luftuar përkrah trupave ruse në rajonin rus të Kurskut  si pjesë e luftës me Ukrainën, deklaroi një ligjvënës i Koresë së Jugut, anëtar i komitetit të inteligjencës.

Rreth 2,000 ushtarë të plagosur u riatdhesuan midis janarit dhe marsit.

“Deri më tani, viktimat e Koresë së Veriut vlerësohen të jenë rreth 4,700 , përfshirë rreth 600 të vdekur”, tha më tej përfaqësuesi Lee Song-kwan, anëtar i komitetit të inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve të Koresë së Jugut.

Ushtarët e dërguar në Rusi, anëtarë të forcave speciale, kishin marrë urdhra për të kryer vetëvrasje nëse rrezikonin të kapeshin, kishte raportuar më parë Seuli.

/abcnews.al/