Luizi: Jam pasardhës burrash, nuk harroj kurrë kush jam
Këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, ka prekur zemrat e ndjekësve të tij me një mesazh të fuqishëm për identitetin dhe rrënjët shqiptare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka pozuar me veshje kombëtare ai ka shprehur krenarinë për origjinën e tij, duke theksuar se nuk ka nevojë për mikrofon…

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka pozuar me veshje kombëtare ai ka shprehur krenarinë për origjinën e tij, duke theksuar se nuk ka nevojë për mikrofon për të treguar shpirtin shqiptar, shkruan Indeksonline.
“Zemra e shqiptarit s’ka nevojë për mikrofon. Me këto rroba nuk jam në modë, por jam në identitet, sepse jam unë, janë të parët e mi, jeni ju, dhe nuk e harroj kurrë se kush jam. Jam pasardhës burrash!”, shkruan Luizi.
Ai mbyll mesazhin me një shprehje origjinale dhe plot simbolikë: “Nëse çiftelija do të kishte Instagram, do më kishte bërë tag.”
Ky reagim ka ngjallur shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët e përgëzojnë për krenarinë dhe përkushtimin ndaj traditës shqiptare.