Luzerni dhe Fribourgu fitojnë nga një mandat më shumë në Parlamentin Nacional
Në zgjedhjet federale të 24 tetorit 2027, shpërndarja e vendeve në Parlamentin Nacional do të pësojë ndryshime The post Luzerni dhe Fribourgu fitojnë nga një mandat më shumë në Parlamentin Nacional appeared first on Albinfo.

Në zgjedhjet federale të 24 tetorit 2027, shpërndarja e vendeve në Parlamentin Nacional do të pësojë ndryshime: kantonet Luzern dhe Fribourg do të fitojnë nga një vend më shumë (tani 10 dhe 8), ndërsa kantonet Bernë dhe Graubünden do të humbasin nga një vend (tani 23 dhe 4).
Vendimi u mor nga Këshilli Federal, pasi u miratuan shifrat e popullsisë rezidente të përhershme në fund të vitit 2024. Rishpërndarja bëhet çdo katër vjet në bazë të numrit të popullsisë së kantoneve, ndërsa çdo kanton ka të drejtë për të paktën një vend.
Ky mekanizëm, i parashikuar në Kushtetutën Federale dhe Ligjin mbi të Drejtat Politike, u aplikua për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2015 dhe garanton që përfaqësimi në parlament të pasqyrojë ndryshimet demografike.
news.admin.ch
The post Luzerni dhe Fribourgu fitojnë nga një mandat më shumë në Parlamentin Nacional appeared first on Albinfo.