Macron: Evropa duhet të ashpërsojë qëndrimin ndaj Izraelit, nëse s’lehtëson krizën humanitare
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se vendet evropiane duhet të “forcojnë qëndrimin e tyre kolektiv” ndaj Izraelit, nëse ky vend nuk i përgjigjet në mënyrë të përshtatshme situatës humanitare në Gaza. Macron, i cili ndodhet për një vizitë në Azi, tha në një konferencë për shtyp në Singapor se evropianët duhet të ashpërsojnë qëndrimin e [...]Read More...

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se vendet evropiane duhet të “forcojnë qëndrimin e tyre kolektiv” ndaj Izraelit, nëse ky vend nuk i përgjigjet në mënyrë të përshtatshme situatës humanitare në Gaza.
Macron, i cili ndodhet për një vizitë në Azi, tha në një konferencë për shtyp në Singapor se evropianët duhet të ashpërsojnë qëndrimin e tyre ndaj Izraelit, “nëse nuk ka një përgjigje që është në përpjesëtim me situatën humanitare që po krijohet në orët dhe ditët në vijim” në Rripin e Gazës, raportoi televizioni BFM.
Presidenti francez tha se njohja e shtetit palestinez “nuk është vetëm një detyrë morale, por edhe një kërkesë politike”, duke përmendur disa kushte për ndërmarrjen e këtij hapi, përpara konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi këtë temë, në të cilën ai do të marrë pjesë më 18 qershor.