Macron: Evropianët të mos bëhen vasalë të SHBA-së

Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi sot në Lisbonë kundër një “vasalizimi të lumtur” të Evropës përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke i bërë thirrje asaj të “transformohet” për të rizbuluar “shijen e rrezikut dhe fuqisë”. “Përgjigjja nuk është në dorëzim. Unë nuk jam në favor të vasalizimit të lumtur”, deklaroi ai gjatë një takimi [...]Read More...

Macron: Evropianët të mos bëhen vasalë të SHBA-së

Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi sot në Lisbonë kundër një “vasalizimi të lumtur” të Evropës përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke i bërë thirrje asaj të “transformohet” për të rizbuluar “shijen e rrezikut dhe fuqisë”.

“Përgjigjja nuk është në dorëzim. Unë nuk jam në favor të vasalizimit të lumtur”, deklaroi ai gjatë një takimi me kompanitë franko-portugeze të teknologjisë.

“Unë shoh shumë njerëz në Evropën tonë duke thënë se ‘do të duhet të sillemi mirë me amerikanët, do të kalojë, ne duhet të përulemi’. Duhet të jemi të sjellshëm, por duhet të mbrojmë atë që jemi”, këmbënguli kreu francez i shtetit.