Macroni do ta vizitojë sërish Shqipërinë

Vizita zyrtare e presidentit francez në Shqipëri, Emmanuel Macron pritet të jetë gjatë muajit maj, përcjrll albinfo.ch. Vizita do bëhet në ditët kur në Tiranë zhvillohet edhe Samiti i komunitetit Politik Evropian, e që do të zbresë në kryeqytetin shqiptar liderët më të rëndësishëm të Evropës. Për Ministrin e Jashtëm Igli Hasanin kjo vizitë është […] The post Macroni do ta vizitojë sërish Shqipërinë appeared first on Albinfo.

Macroni do ta vizitojë sërish Shqipërinë

Vizita zyrtare e presidentit francez në Shqipëri, Emmanuel Macron pritet të jetë gjatë muajit maj, përcjrll albinfo.ch.

Vizita do bëhet në ditët kur në Tiranë zhvillohet edhe Samiti i komunitetit Politik Evropian, e që do të zbresë në kryeqytetin shqiptar liderët më të rëndësishëm të Evropës.

Për Ministrin e Jashtëm Igli Hasanin kjo vizitë është dëshmi e forcimit të marrëdhënieve mes të vendeve, sidomos gjatë viteve të fundit.

“Kjo vizitë parapri ndër të tjera edhe vizitën dypalëshe të Presidentit Macron në Shqipëri që do të zhvillohet në muajin maj’, tha Hasani.

Duke folur në një komunikim me mediat, në prani të ministrit francez për Evropën, Benjamin Haddad, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Tiranë, ndër të tjera edhe për përgatitjen e vizitës së Macronit, Hasani tha se shpreson që Franca të vijojë të jetë një aleate e fortë në rrugën e integrimit, raporton TopChanel.

The post Macroni do ta vizitojë sërish Shqipërinë appeared first on Albinfo.