Maqedonci me homologun turk, flet për blerje ushtarake e trajnime të përbashkëta
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun e tij turk, Yashar Gyler, në margjinat e forumit të Diplomacisë që po mbahet në Antalya. Maqedonci tha se me Gylerin folën për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. “Aleanca mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë e ndërtuar me

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun e tij turk, Yashar Gyler, në margjinat e forumit të Diplomacisë që po mbahet në Antalya.
Maqedonci tha se me Gylerin folën për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
“Aleanca mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë e ndërtuar me mirëbesim do të ketë rol kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në rajon”, shkroi Maqedonci.
Tutje, Maqedonci shkroi se blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes dhe trajnimet e përbashkët, janë disa nga fushat që kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve.
“Blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes, trajnimet e përbashkëta si dhe bashkëzbarkimet dhe misionet ushtarake janë vetëm disa nga fushat të cilat tashmë kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve”, tha ai.