Maqedoni: Çmimet e ushqimeve rriten dukshëm në prag të Pashkëve

Para festave të Pashkëve, çmimet e produkteve të konsumit janë rritur ndjeshëm, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët, të cilët po përballen me një ngarkesë të madhe financiare. Sipas disa qytetarëve, çmimet e produkteve ushqimore janë dyfishuar, duke bërë që disa produkte tradicionale për Pashkë, si mishi i qengjit, të shndërrohen në një luks të papërballueshëm. […] The post Maqedoni: Çmimet e ushqimeve rriten dukshëm në prag të Pashkëve appeared first on Albinfo.

Maqedoni: Çmimet e ushqimeve rriten dukshëm në prag të Pashkëve

Para festave të Pashkëve, çmimet e produkteve të konsumit janë rritur ndjeshëm, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët, të cilët po përballen me një ngarkesë të madhe financiare. Sipas disa qytetarëve, çmimet e produkteve ushqimore janë dyfishuar, duke bërë që disa produkte tradicionale për Pashkë, si mishi i qengjit, të shndërrohen në një luks të papërballueshëm.

“Çdo ditë çmimet po rriten, tani për Pashkë presim një rritje të pensioneve, por çmimet janë bërë të pakontrollueshme,” tha një qytetar. Ndërkohë, të tjerë theksuan se, edhe pse ka një rritje të çmimeve, kjo është bërë një praktikë e zakonshme për festat.

Bisedimet me tregtarët në Tregun e Gjelbër zbulojnë se disa produkte janë shtrenjtuar deri në 40%, sidomos perimet dhe pemët, me domatet që kaluan nga 130 në 200 denarë. Qytetarët shprehen se kjo sjellje e tregtarëve, që shfrytëzojnë festat për të rritur çmimet, është një praktike e padrejtë, që do të thotë se shumica e familjeve nuk mund të përballojnë një tryezë tradicionale të Pashkëve.

Përgatitja e një sofre tradicionale tani kushton shumë më tepër se vitin e kaluar. Analizat tregojnë se një darkë tradicionale për Pashkë tani mund të arrijë deri në 1210 denarë, një rritje me 310 denarë krahasuar me vitin e kaluar, raporton alsat përcjell albinfo.ch.

Çmimet e produkteve të zakonshme, si mishi i freskët, patatet, lakra, dhe vezët janë rritur ndjeshëm, duke krijuar një ndjenjë të pasigurisë dhe shqetësimi për shumë qytetarë. Pasiguria ekonomike është shtuar në prag të festave, duke theksuar se, ndërsa festat duhet të jenë një mundësi për bashkëndarje, ato janë shndërruar në një mundësi për fitim të paarsyeshëm për tregtarët.

Rritja e çmimeve në prag të Pashkëve është një temë e diskutueshme, e cila ka nxitur kritika dhe shqetësim tek qytetarët, të cilët shpresojnë për një ndërhyrje të shtetit në kontrollin e çmimeve.

 

 

The post Maqedoni: Çmimet e ushqimeve rriten dukshëm në prag të Pashkëve appeared first on Albinfo.