Muhaxheri i LDK-së i përgjigjet Memli Krasniqit: S’jemi të gatshëm për zgjedhje në qershor

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, për FrontOnline është shprehur kundër idesë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme në muajin qershor, siç ka propozuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Ai theksoi se para çdo diskutimi për zgjedhje, duhet të bëhen përpjekje maksimale për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. “Vallahi

Muhaxheri i LDK-së i përgjigjet Memli Krasniqit: S’jemi të gatshëm për zgjedhje në qershor


Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, për FrontOnline është shprehur kundër idesë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme në muajin qershor, siç ka propozuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai theksoi se para çdo diskutimi për zgjedhje, duhet të bëhen përpjekje maksimale për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

“Vallahi bre na njëherë duhet me e konstitu Parlamentin, me i shtjerrë gjitha ato mundësitë ligjore, pastaj kur duan shkojmë në zgjedhje, partitë politike për këtë janë,” deklaroi Muhaxheri.

Ai u shpreh se LDK-ja nuk është e gatshme për zgjedhje në qershor, duke e argumentuar këtë sipas tij, me lodhjen e qytetarëve nga proceset e shpeshta politike.

 “S’jemi të gatshëm me shku në zgjedhje në qershor, se e kemi lodhur popullin,” tha ai.

Sipas Muhaxherit, përgjegjësia për formimin e Qeverisë i takon subjektit të parë, që ka dalë fitues në zgjedhje.

“Duhet me u munduar që me i shtjerrë krejt opsionet për me bërë Qeverinë edhe i takon të parit me bërë, ne s’jemi të interesuar, i takon të parit,” theksoi ai.