Maqedonia e mbuluar në zi: Çfarë nënkupton 7 ditë zie?!
Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli shtatë ditë zie për shkak të tragjedisë së zjarrit në Koçan, në të cilën humbën jetën të paktën 59 persona, ndërsa mbi 130 janë të lënduar, nga të cilët 22 janë në gjendje kritike, shkruan albinof.ch Në shtatë ditët e ardhshme nuk do të mbahen manifestime dhe ngjarje kulturore. […] The post Maqedonia e mbuluar në zi: Çfarë nënkupton 7 ditë zie?! appeared first on Albinfo.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli shtatë ditë zie për shkak të tragjedisë së zjarrit në Koçan, në të cilën humbën jetën të paktën 59 persona, ndërsa mbi 130 janë të lënduar, nga të cilët 22 janë në gjendje kritike, shkruan albinof.ch
Në shtatë ditët e ardhshme nuk do të mbahen manifestime dhe ngjarje kulturore. Flamujt në të gjitha institucionet do të jenë në gjysmë shtize, ndërsa televizionet, radiot dhe gjithë që emetojnë program publik do të duhet të përshtatin programin, në mënyrë që muzika të jetë e zhanreve të përshtatshme për ditët e zisë. Në radio do të transmetohet vetëm muzikë serioze. Ndalohen emisionet humoristike. Transmetimi i programeve argëtuese, emisioneve humoristike ose programeve të luajtura nga zhanri i komedisë do të shtyhet për ditë të tjera, kur të përfundojnë ditët e zisë. Anulohen edhe të gjitha shfaqjet teatrore, projeksionet kinematorgrafike, koncertet, ndërsa janë anuluar edhe të gjitha ngjarjet sportive vendase. Ndalohen të gjitha ngjarjet në vende publike. Ndalohen të gjitha manifestimet dhe ngjarjet kulturore në pjesët e zisë.59 persona kanë vdekur ndërsa rreth 155 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit që e kaploi diskotekën “Puls” në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer në orët e hershme (16 mars) për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 24 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, një pjesë nga to janë arrestuar si dhe është kërkuar paraburgim për disa. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja, transmeton albinfo.ch.
The post Maqedonia e mbuluar në zi: Çfarë nënkupton 7 ditë zie?! appeared first on Albinfo.