Marrëveshja me Kosovën e Shqipërinë, ministri kroat: Të vetëdijshëm për rreziqet e sigurisë, po i forcojmë marrëdhëniet në mbrojtje

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan një deklaratë trepalëshe për forcimin e bashkëpunimit. Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq shkroi se të tri shtetet janë të vendosura t’i forcojnë marrëdhëniet përmes bashkëpunimit ushtarak. “Në Tiranë, së bashku me ministrat e mbrojtjes të Shqipërisë dhe Kosovës, nënshkruam një deklaratë me të cilën forcojmë bashkëpunimin tonë trepalësh.

Marrëveshja me Kosovën e Shqipërinë, ministri kroat: Të vetëdijshëm për rreziqet e sigurisë, po i forcojmë marrëdhëniet në mbrojtje

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan një deklaratë trepalëshe për forcimin e bashkëpunimit.

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq shkroi se të tri shtetet janë të vendosura t’i forcojnë marrëdhëniet përmes bashkëpunimit ushtarak.

“Në Tiranë, së bashku me ministrat e mbrojtjes të Shqipërisë dhe Kosovës, nënshkruam një deklaratë me të cilën forcojmë bashkëpunimin tonë trepalësh. Të vetëdijshëm për rreziqet gjeopolitike dhe të sigurisë në juglindje të Europës, jemi të vendosur të forcojmë më tej marrëdhëniet mes tri vendeve tona përmes promovimit të kapaciteteve mbrojtëse, zhvillimit të industrisë së mbrojtjes dhe shkëmbimit të njohurive dhe përvojave ushtarake”, shkroi ai në X.

Anushiq tha se “Kroacia, pas 35 vitesh pavarësi si anëtare e NATO-s dhe BE-së, ka njohuri të vlefshme që dëshiron t’i ndajë me aleatët e saj”.

“Me këtë nismë, e cila do të përfshijë edhe vende të tjera të interesuara nga rajoni i Europës Juglindore, ne forcojmë pozicionin tonë brenda NATO-s dhe BE-së dhe kontribuojmë në një rajon më të qëndrueshëm dhe më të sigurt”, shkroi ministri kroat.