Martin Pfister zgjidhet në Këshillin Federal

Sot, në orën 9.30, duke u votuar nga deputetët e të dy dhomave të Parlamentit të Zvicrës është zgjedhur ministri i ri Federal, nga Partia e Qendrës (Die Mitte). Ai është Martin Pfister dhe pason ministren e dorëhequr, Viola Amherd. Martin Pfister ka shijuar ndjesinë e fitores që në raundin e parë të votimit. Banori […] The post Martin Pfister zgjidhet në Këshillin Federal appeared first on Albinfo.

Martin Pfister zgjidhet në Këshillin Federal

Sot, në orën 9.30, duke u votuar nga deputetët e të dy dhomave të Parlamentit të Zvicrës është zgjedhur ministri i ri Federal, nga Partia e Qendrës (Die Mitte). Ai është Martin Pfister dhe pason ministren e dorëhequr, Viola Amherd.

Martin Pfister ka shijuar ndjesinë e fitores që në raundin e parë të votimit. Banori i Kantonit Zug, në raundin e parë mori 122 vota por humbi zgjedhjen për qeverinë e shtetit me vetëm një votë. Rivali i tij, Markus Ritter mori 105 nga 245 vota të vlefshme. 18 vota shkuan për kandidatë të ndryshëm.

Në raundin e dytë më në fund funksionoi dhe vendimi u mor. Asambleja e Bashkuar Federale zgjodhi kandidatin Martin Pfister në qeverinë e shtetit me 134 nga 245 vota të vlefshme. Konkurrenti i Pfister, Këshilltari Kombëtar i St. Gallen, Markus Ritter, mori 110 vota. Shumica absolute e nevojshme  ishte 123 vota.

The post Martin Pfister zgjidhet në Këshillin Federal appeared first on Albinfo.