Masakër në Kishën e Kongos/ 49 persona vriten gjatë lutjes, ISIS merr përsipër sulmin

Ngjarja e ndodhur në Republikën Demokratike të Kongos është tragjike. Të paktën 49 të krishterë u vranë teksa po faleshin në një kishë dhe përgjegjësia për sulmin është marrë nga nga grupi i Forcave Demokratike Aleate Islamike, grup që ka lidhje me Shtetin Islamit. Në një dëshmi për Fox News, të mbijetuarit treguan tmerrin që [...]Read More...

Masakër në Kishën e Kongos/ 49 persona vriten gjatë lutjes, ISIS merr përsipër sulmin

Ngjarja e ndodhur në Republikën Demokratike të Kongos është tragjike. Të paktën 49 të krishterë u vranë teksa po faleshin në një kishë dhe përgjegjësia për sulmin është marrë nga nga grupi i Forcave Demokratike Aleate Islamike, grup që ka lidhje me Shtetin Islamit.

Në një dëshmi për Fox News, të mbijetuarit treguan tmerrin që përjetuan, teksa mes lotëve familjarët përcollën për në banesën e fundit të afërmit që u vranë. Ata thanë se nëntë fëmijëve iu prenë kokat, ndërsa disa fëmijë të tjerë u rrëmbyen.

Besimtarët kishin ardhur nga fshatrat përreth për të festuar Jubileun e Argjendtë të kishës dhe për t’u lutur për siguri dhe paqe. Dëshmitarët thanë se shumë nga ata që u përpoqën të shpëtonin, u vranë në oborrin e Kishës, ose të tjerë që ikën pak më larg, u kapën dhe u vranë gjithashtu.

Për sulmin pati edhe një reagim nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Një zëdhënës i tha Fox News të enjten SHBA dënon sulmin dhe theksoi se liria fetare është një e drejtë themelore.

Vendasit thanë për mediat amerikane panë sulmuesit islamistë të tërhiqeshin në një pikë disa kilometra larg. Një burim tha se nuk janë bërë arrestime, teksa banorët janë të frikësuar se një sulm tjetër mund të ndodhë në çdo kohë.

/abcnews.al/