Mbi 90 % e energjisë në Kosovë prodhohet nga termocentralet me kosto më të ulët

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka njoftuar se nga muaji prill i këtij viti mund të rritet çmimi i energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët deri në 15%. Ndërkohë, kjo nuk është ngritja e parë e çmimit të rrymës që po bëhet për një periudhë të shkurtër brenda katër vjetëve. Rritjet e kanë shoqëruar […] The post Mbi 90 % e energjisë në Kosovë prodhohet nga termocentralet me kosto më të ulët appeared first on Albinfo.

Mbi 90 % e energjisë në Kosovë prodhohet nga termocentralet me kosto më të ulët

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka njoftuar se nga muaji prill i këtij viti mund të rritet çmimi i energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët deri në 15%.

Ndërkohë, kjo nuk është ngritja e parë e çmimit të rrymës që po bëhet për një periudhë të shkurtër brenda katër vjetëve.

Rritjet e kanë shoqëruar ndër vite çmimin mesatar të energjisë elektrike në Kosovë.

Më 2024, rryma ka kushtuar më së shtrenjti në tetë vjetët e fundit.

Ismet Mulaj, njohës i ekonomisë dhe energjetikës tha se mbi 90% e energjisë në Kosovë prodhohet nga termocentralet me kosto të ulët.

“ZRrE e arsyeton këtë rritje me faktin se Kosova ka importuar sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike me çmime të larta. Megjithatë, kjo nuk e justifikon plotësisht vendimin, pasi mbi 90% e energjisë në Kosovë prodhohet nga termocentralet me kosto të ulët”, tha Mulaj.

Tutje, ai tha se argumentet e ZRrE-së nuk bazohen në faktorë ekonomikë.

“Për këtë arsye, argumentet e dhëna nuk bazohen kryesisht në faktorë ekonomikë”, u shpreh Mulaj.

Tutje, Mulaj tha se ky vendim cenon interesin e qytetarëve.

“Ky vendim cenon interesin e qytetarëve dhe rëndon barrën e tyre financiare”, u shpreh në fund ai.

Në përgjithësi, Kosova ka një sistem energjetik që është i varur kryesisht nga termocentralet që përdorin qymyr, dhe kjo ka një ndikim në çmimet e energjisë.

The post Mbi 90 % e energjisë në Kosovë prodhohet nga termocentralet me kosto më të ulët appeared first on Albinfo.