Më 10 mars, gati në të gjitha aeroportet gjermane do të ketë grevë
Bëhet e ditur se në ditën e hënë, më 10 mars, do të ketë grevë paralajmëruese njëditore pothuajse në të gjitha aeroportet më të rëndësishme në Gjermani, përcjell albinfo.ch. Aeroportet e prekura janë Mynihu, Shtutgarti, Frankfurt, Këln/Bon, Dyseldorf, Dortmund, Hanover, Bremen, Hamburg, Berlin-Brandenburg dhe Leipzig-Halle. Pasagjerët duhet të përgatiten për anulimet dhe vonesat e fluturimeve. […] The post Më 10 mars, gati në të gjitha aeroportet gjermane do të ketë grevë appeared first on Albinfo.

Bëhet e ditur se në ditën e hënë, më 10 mars, do të ketë grevë paralajmëruese njëditore pothuajse në të gjitha aeroportet më të rëndësishme në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Aeroportet e prekura janë Mynihu, Shtutgarti, Frankfurt, Këln/Bon, Dyseldorf, Dortmund, Hanover, Bremen, Hamburg, Berlin-Brandenburg dhe Leipzig-Halle. Pasagjerët duhet të përgatiten për anulimet dhe vonesat e fluturimeve.
Fjala është pra për 11 aeroporte gjermane. Sindikata u ka bërë me dije të gjithë punojësve dhe ofruesve të shërbimeve tokësore në këto aerorporte të ndalojnë punën. Sindikata kërkon rritjen e rrogave dhe përmirësimin e kushteve të punës.
Sot po zhvillohen grevat paralajmëruese në shërbimet publike dhe lokale, përkatësisht në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit.
The post Më 10 mars, gati në të gjitha aeroportet gjermane do të ketë grevë appeared first on Albinfo.