“Me birrë lagemi edhe në plazh”, si u justifikua Gerta pas incidentit me Gjestin?

Ka qenë Gerta Gixhari që i ka hedhur alkool në sy Gjestit, ku si pasojë edhe mori lëndime. Ai u detyrua që të largohej nga shtëpia përkohësisht për të marrë një trajtim më të duhur. Gerta ka folur pas kësaj me banorët e tjerë në oborr, derisa po vazhdonin darkën e dasmës. “Ndodhi ajo e […]

“Me birrë lagemi edhe në plazh”, si u justifikua Gerta pas incidentit me Gjestin?

Ka qenë Gerta Gixhari që i ka hedhur alkool në sy Gjestit, ku si pasojë edhe mori lëndime.

Ai u detyrua që të largohej nga shtëpia përkohësisht për të marrë një trajtim më të duhur.

Gerta ka folur pas kësaj me banorët e tjerë në oborr, derisa po vazhdonin darkën e dasmës.

“Ndodhi ajo e shampanjës, ai erdhi këtu me gotën e birrës në dorë dhe ishte me sy në rregull pas asaj që ndodhi”, u tha ajo konkurrentëve që ishin aty.

“Kur i hodha birrën ra dakord vetë, unë ia hodha në mjekër jo në sy. Ja hodha nga poshtë. Tash unë nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit. Me birra alkool lagemi gjithë kohës në plazh”