“Me Zemer” sjell shijet shqiptare në çdo tavolinë, kudo në botë
Me Zemer lanson Iniciativën për të sjellë shijet shqiptare në çdo tavolinë anembanë botës, duke filluar me një event ekskluziv të organizuar nga Viosa dhe Richard Lukaj në Connecticut të Amerikës The post “Me Zemer” sjell shijet shqiptare në çdo tavolinë, kudo në botë appeared first on Albinfo.

Themeluesja Ilda Hila ka një lidhje të thellë personale me Shqipërinë dhe misionin e Me Zemër. Pasi ndërtoi një karrierë të suksesshme në financë në Milano, ajo u kthye në Shqipëri për të themeluar Me Zemër, një markë e dedikuar për t’i treguar botës produktet dhe traditat autentike shqiptare. Me një mendje analitike dhe një zemër të ndjeshme, Ilda është një grua që zgjodhi ta shndërronte “mallin për shtëpinë në mision, dhe nostalgjinë në biznes”, duke u kthyer në qytetin e saj të lindjes, Lezhë, për të ndërtuar ëndrrën e saj me duart e veta. Hila e sheh sipërmarrjen e saj jo vetëm si një biznes, por edhe si një urë kulturore që mbështet prodhuesit vendas, duke fuqizuar komunitetet rurale dhe duke lidhur diasporën me shijet dhe trashëgiminë e rrënjëve të tyre.
Është ky vizion që ka rezultuar në një ngjarje private degustacioni për një grup të zgjedhur mysafirësh. Me Zemer ka nisur një iniciativë për të sjellë verën, ushqimin dhe shijet shqiptare në çdo tavolinë për shqiptarët kudo që janë. Ky mision u festua në një ngjarje private ekskluzive të organizuar nga Viosa dhe Richard Lukaj në Connecticut, në bashkëpunim me Shefin e mirënjohur Fejsal Demiraj.
Ngjarja mblodhi së bashku disa nga pronarët e restoranteve më të shquar amerikanë në zonën e Nju Jorkut, përfshirë Bruno Selimaj, Elio Ahmetaj, Nick Zherka, Ben Celaj, si dhe Mira dhe Dorian Puka. Kjo ngjarje shërbeu si një platformë unike për të promovuar produktet dhe shijet shqiptare dhe, për rrjedhojë, për të inkurajuar familjet shqiptare kudo që të organizojnë darka me tematikë shqiptare, si dhe për restoranet që të perfshijnë produktet shqiptare ne menytë e tyre për të pasuruar më tutje eksperiencën e klientëve, me përbërës dhe produkte nga rajoni, të mundësuara nga Me Zemër.
Kjo mbledhi private, e mbajtur në Rezidencën e Familjes Lukaj në Greenwich, CT, prezantoi një listë ekskluzive verërash shqiptare nga verari të shquara lokale. Përzgjedhja përfshinte vetëm verëra të prodhuara nga varietete rrushi shqiptar si:
Cobo: Shendevere, E Kuqja e Beratit, E Bardha e Beratit dhe Kallmet Rozina.
Uka: Kallmet, Pulez, Ceruja White dhe Ceruja Orange, kjo e fundit është një verë natyrale unike me sasi të limituar, e prodhuar nga rrushi autokton Ceruja si rezultat i bashkëpunimit midis Shefit Fejsal Demiraj dhe Flori Ukës, Pronarit të verarisë Uka.
Duka: Shesh i Bardhë.
Alimani: Shesh i Bardhë dhe Shesh i Zi.
Si dhe:
Raki nga Distileria Kinolli;
Raki nga Mrizi i Zanave;
Vaj Ulliri Extra Virgjin nga Shkalla Organic Oil;
Musai Oil;
Si dhe një përzgjedhje e çajërave, mjaltës dhe glikos.
Richard Lukaj komentoi mbi iniciativën, duke theksuar qasjen dhe cilësinë e saj. “Qasja online dhe transporti profesional e bëjnë të lehtë për këdo që të krijojë një rast të veçantë në shtëpinë e tij dhe gjithashtu një mënyrë të shkëlqyer për të ndarë dhurata të veçanta me miqtë jo-shqiptarë”. Ai shtoi se produktet “përmbushin shijet e rafinuara të çdo palete të klasit botëror, me aroma unike, rrush dhe përzierje përbërësish të freskët të përpunuar me dorë nëpërmjet traditës”.
Rreth Me Zemër
Me Zemer është një startup shqiptar që kuron dhe eksporton produkte premium “Made in Albania”, nga ushqime dhe pije artizanale deri te mallra unike të punuara me dorë. Kompania është e përkushtuar për të lidhur traditat lokale me tregjet ndërkombëtare duke ndarë historitë e prodhuesve të talentuar që mishërojnë frymën e kulturës shqiptare.
Për bashkëpunime, partneritete ose pytje rreth nesh, na kontaktoni përmes platformave tona:
Uebfaqe:
E-mail: info@
The post “Me Zemer” sjell shijet shqiptare në çdo tavolinë, kudo në botë appeared first on Albinfo.