Një grua zvicerane mes të lënduarve në aksidentin tragjik në Lisbonë

Lisbonë në zi: 17 viktima, një zvicerane e plagosur në aksidentin e funikularit The post Një grua zvicerane mes të lënduarve në aksidentin tragjik në Lisbonë appeared first on Albinfo.

Një grua zvicerane mes të lënduarve në aksidentin tragjik në Lisbonë

Në Lisbonë, funikulari popullor “Elevador da Glória” doli nga shinat, duke shkaktuar vdekjen e 17 personave dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve, përcjell albinfo.ch.

Sipas mediave portugeze, mes të plagosurve janë shtetas nga vende të ndryshme, përfshirë një grua zvicerane. Nga 21 të plagosurit, nëntë janë në gjendje të rëndë.

Viktimat janë tetë gra, shtatë burra dhe dy persona ende të paidentifikuar, ndërsa disa prej tyre janë të huaj.

Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje dhe po vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe ndihmës.

The post Një grua zvicerane mes të lënduarve në aksidentin tragjik në Lisbonë appeared first on Albinfo.