Mediat izraelite: IDF shkatërroi vetëm 25 për qind të tuneleve të Hamasit në Gaza
Sipas burimeve të sigurisë që kanë folur për kanalin izraelit N12, dhe që janë cituar nga The Jerusalem Post, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë shkatërruar vetëm rreth 25 për qind të rrjetit të tuneleve të Hamasit në Gazë, duke lënë rreth 75 për qind të tuneleve ende të paprekura. Raporti zbulon gjithashtu se shumë [...]Read More...

Sipas burimeve të sigurisë që kanë folur për kanalin izraelit N12, dhe që janë cituar nga The Jerusalem Post, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë shkatërruar vetëm rreth 25 për qind të rrjetit të tuneleve të Hamasit në Gazë, duke lënë rreth 75 për qind të tuneleve ende të paprekura.
Raporti zbulon gjithashtu se shumë nga tunelet mes Gazës dhe Egjiptit mbeten funksionale, pavarësisht përpjekjeve për t’i çmontuar.
Kufiri midis Egjiptit dhe Gazës vazhdon të jetë objekt mosmarrëveshjeje, pasi Izraeli refuzon të tërhiqet nga korridori i Filadelfisë, një zonë kyçe për këto tunele.
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, komentoi situatën në një konferencë të muajit shkurt, duke thënë se “,e sytë e mi kam parë disa tunele që kalonin në Egjipt; disa ishin mbyllur, ndërsa disa të tjerë ishin të hapur”.
Këto informacione të reja kanë ngritur pyetje në lidhje me efektivitetin e operacioneve ushtarake izraelite në Gazë dhe sfidat që paraqet çmontimi i infrastrukturës nëntokësore të Hamasit. Meqenëse një pjesë e madhe e tuneleve është ende në përdorim, kërcënimi për sigurinë mbetet.