Mediat ndërkombëtare: Ukraina pranon kushtet e SHBA për marrëveshjen e mineraleve
“Ukraina ka rënë dakord për kushtet me Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje për mineralet, raportn Sky News. Ndërkohë nuk ka ende asnjë konfirmim nga pala amerikane. Marrëveshja, pasi të nënshkruhet, mund të zhbllokojë një partneritet të ri afatgjatë midis Kievit dhe Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump pas javësh shkëmbimesh gjithnjë e më të [...]Read More...

“Ukraina ka rënë dakord për kushtet me Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje për mineralet, raportn Sky News.
Ndërkohë nuk ka ende asnjë konfirmim nga pala amerikane.
Marrëveshja, pasi të nënshkruhet, mund të zhbllokojë një partneritet të ri afatgjatë midis Kievit dhe Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump pas javësh shkëmbimesh gjithnjë e më të tensionuara.
Sky News raporton se sipas burimeve kishte një plan që dokumenti të nënshkruhet “shumë shpejt”.
Kjo mund të jetë edhe gjatë një takimi ballë për ballë mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe homologut të tij amerikan.
Marrëveshja përcakton kushtet për të krijuar një fond të ri për të investuar në mineralet e Ukrainës, materialet e tokës të rralla dhe burimet e tjera të vlefshme natyrore.
/abcnews.al/