Meksika “dorëzohet” para Trump/ Dërgon ushtarë në kufi për ndalimin e emigrantëve, Trump shtyn tarifat

Meksika është dorëzuar përballë retorikës së ashpër të Donald Trump dhe do të kontrollojë rreptësisht kufirin, në mënyrë që të shmangë tarifat amerikane. Tarifat prej 25% ndaj importeve të vendit të Amerikës Qendrore janë shtyrë me një muaj, pasi Meksika ra dakord që të dërgojë 10 mijë trupa në kufirin me SHBA për të ndaluar [...]Read More...

Meksika “dorëzohet” para Trump/ Dërgon ushtarë në kufi për ndalimin e emigrantëve, Trump shtyn tarifat

Meksika është dorëzuar përballë retorikës së ashpër të Donald Trump dhe do të kontrollojë rreptësisht kufirin, në mënyrë që të shmangë tarifat amerikane.

Tarifat prej 25% ndaj importeve të vendit të Amerikës Qendrore janë shtyrë me një muaj, pasi Meksika ra dakord që të dërgojë 10 mijë trupa në kufirin me SHBA për të ndaluar kalimin e emigrantëve të paligjshëm dhe drogave.

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha se pati një bisedë telefonike rreth 45 minuta me homologun e saj amerikan për të diskutuar një nga temat më të rëndëishme të momentit në politikën e jashtme amerikane, siç janë tarifat.

“Ne folëm për interesat tona të përbashkëta. Ramë dakord që të punojmë së bashku për emigracionin  dhe për interesin që të dyja palët kanë që të reduktojnë rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera.”

Ne kërkuam që SHBA të ndihmojë gjithashtu vendin tonë duke ndihmuar në ndalimin e trafikut të armëve dhe ai ra dakord.

Sheinbaum theksoi partneritetin tregtar mes dy vendeve si mënyrën më të mirë për të vazhduar konkurrencën me Kinën dhe rajone të tjera të botës.

Vetë Trump e cilësoi bisedën me Sheinbaum shumë miqësore dhe njoftoi negociata të mëtejshme për çështjen e tarifave.

Tarifat prej 25% në Meksikë pritej të hynin në fuqi në 4 shkurt. Trump ka vendosur të njëjtën tarifë edhe për Kanadanë dhe një tarifë prej 10% për mallrat e Kinës.

Sostuvimos una buena conversación con el presidente Trump con mucho respeto a nuestra relación y la soberanía; llegamos a una serie de acuerdos:

1.México reforzará la frontera norte con 10 mil elementos de la Guardia Nacional de forma inmediata, para evitar el tráfico de drogas…

— Claudia Sheinbaum Pardo (@Claudiashein) February 3, 2025

/abcnews.al