Mërgata duhet të kërkojë llogari dhe përgjegjësi
Opinionisti Emrush T.Shkodra në një postim të tij ka komentuar zhvillimet politike në prag të zgjedhjeve në vend. Në fokus ka vënë mërgatën shqiptare The post Mërgata duhet të kërkojë llogari dhe përgjegjësi appeared first on Albinfo.

Mërgata shqiptare përveç vullnetit dhe vendosmërisë që ka treguar dhe po tregon për zhvillimet politike në vend dhe qeverisjen në Republikën e Kosovës, duhet edhe të kërkojë llogari dhe të mbajë në përgjegjësi autoritetet në vend për kërkesat kundrejt mërgatës.
Përtej kësaj, si pikënisje ajo duhet të insistojë në liberalizimin dhe balancimin e tregut të aviacionit, pra tregut të biletave.
Diaspora përmes fuqisë së saj dhe vendosmërisë që po demonstron në përzgjedhjen e qeverive në atdheun e tyre, duhet të insistojë të thyejë monopolet e kompanive që ofrojnë bileta fluturimi në relacionet e qendrave evropiane drejt kryeqytetit të Kosovës.
Pothuajse në asnjë vend tjetër brenda Evropës nuk ka bileta me të shtrenjta se sa drejt aeroportit të Prishtinës.
Për këtë arsye në ketë rast jo vetëm diaspora, por edhe pjesëmarrësit tjerë relevantë që janë pjesë e udhëtimeve nga aeroporti i Prishtinës drejt qendrave evropiane e drejt botës duhet të jenë më të zëshëm duke rritur presionin mbi qeverinë e vendit sa u përket çmimeve enorme të biletave që mbretërojnë për momentin.
Edhe kompanitë me shërbime “low cost” siç janë wizair, easyjet e ndonjë tjetër, kanë çmime më të shtrenjta shpesh herë se kompanitë tjera ajrore që ofrojnë shërbimet.
Në Aeroportin e Shkupit, Tiranës, Podgoricës, në përgjithësi në rajon biletat e fluturimit janë dukshëm më lirë se kur udhëton nga aeroporti i Prishtinës.
Këtu duhet të jetë fokusi i diasporës, përveç kërkesave tjera që mund të jenë si: sigurimi i ulëseve në parlamentin e Republikës, heqja e taksës për 5 vite në rastet e investimit në vend, ofrimi i hapësirave tokësore për investitorët potencial prej 10-15 vite pa pagesë etj.
Diaspora nuk duhet të lejojë që vota e saj të kalkulohet vetëm për konsum të brendshëm politik, dhe përtej kësaj ajo nuk duhet të lejojë që të përdoret si shkop për tu “çepuar” kundërshtarëve politikë.
The post Mërgata duhet të kërkojë llogari dhe përgjegjësi appeared first on Albinfo.