Merz: Aleatët e Kievit nuk do ta kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha të hënën se Gjermania, së bashku me aleatët e tjerë kyç perëndimorë të Ukrainës, kanë hequr kufizimet në rrezen e lejuar për përdorim të armëve që ia dërgojnë Kievit për t’u mbrojtur kundër Rusisë. Merz, i cili mori detyrën në fillim të këtij muaji, gjithashtu premtoi se “do të bëjmë [...]Read More...

Merz: Aleatët e Kievit nuk do ta kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha të hënën se Gjermania, së bashku me aleatët e tjerë kyç perëndimorë të Ukrainës, kanë hequr kufizimet në rrezen e lejuar për përdorim të armëve që ia dërgojnë Kievit për t’u mbrojtur kundër Rusisë.

Merz, i cili mori detyrën në fillim të këtij muaji, gjithashtu premtoi se “do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën, përfshirë edhe ushtarakisht”, në koordinim të ngushtë me aleatët e tjerë.

“Nuk ka më kufizime në rreze për armët që i dorëzohen Ukrainës – as nga britanikët, as nga francezët, as nga ne dhe as nga amerikanët”, tha ai.

“Kjo do të thotë se Ukraina tani mund të mbrohet, për shembull, duke sulmuar pozicione ushtarake në Rusi… Me përjashtime të pakta, nuk e ka bërë këtë deri tani. Tani mund ta bëjë”, shtoi ai.