Merz: Gjermania do të krijojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, premtoi të mërkurën, gjatë fjalës së tij para Bundestagut, se do të ndërtojë “ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë” përballë kërcënimeve të një Rusie armiqësore dhe luftës në Ukrainë. Merz u shpreh se ky angazhim është i përshtatshëm për një nga shtetet më të populluara dhe ekonomikisht më të [...]Read More...

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, premtoi të mërkurën, gjatë fjalës së tij para Bundestagut, se do të ndërtojë “ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë” përballë kërcënimeve të një Rusie armiqësore dhe luftës në Ukrainë.
Merz u shpreh se ky angazhim është i përshtatshëm për një nga shtetet më të populluara dhe ekonomikisht më të fuqishme të Evropës, duke theksuar se miqtë dhe partnerët e Gjermanisë presin një veprim të tillë nga ky vend.
“Ata e kërkojnë këtë gjithashtu në praktikë”, shtoi ai, shkruan Washington Post.
Në fjalimin e parë në parlament pas formimit të qeverisë së tij javën e kaluar, Merz u angazhua të shfrytëzojë çdo mundësi financiare për të forcuar ushtrinë e vendit.
Ai theksoi se qëllimi është që Gjermania dhe Evropa të jenë aq të forta sa të mos kenë më nevojë të përdorin armët e tyre, dhe për ta arritur këtë, duhet të marrin më shumë përgjegjësi brenda NATO-s dhe Bashkimit Evropian./abcnews.al